Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festivali i gjellëve të Samokovit mblodhi turistët dhe adhuruesit e kënaqësive të kuzhinës

Foto: BTA

Supa e kurbanit të qengjit në stilin e Samokovit, petulla me patate me mbushje prej fasulesh, specash, qepe dhe erëzash, si dhe shumë gjellë të tjera sipas recetave të vjetra, karakteristike për rajonin e Samokovit, këto ishin ndër kënaqësitë e shumta kulinare të festës së gjellëve të Samokovit.

"Në recetat, traditat dhe pjatat lokale, ekziston një potencial jashtëzakonisht i madh për zhvillimin e ekonomisë rajonale," u tha gazetarëve në Samokov zëvendësministri i bujqësisë Georgi Sëbev, i ftuar në ngjarje. Ai theksoi se në Bullgari ka kushte të përshtatshme dhe shumë produkte prodhohen në të gjithë vendin. Ekziston gjithashtu një potencial ekonomik që do t'i dallonte rajonet nga njëri-tjetri dhe do të tërheqë vizitorë nga vendi dhe jashtë vendit, theksoi ai.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov

Ministri i mbrojtjes kërkoi një ligj për rrëzimin e dronëve të paligjshëm

Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy gjuajtësit e parë priten në fund të marsit, 3 të ardhshëm në mes të vitit dhe 3 në fund të shtatorit...

botuar më 25-02-10 10.03.PD

Stara Zagora pret Chef's Food Park

Për herë të parë, Chef's Food Park do të mbahet në Stara Zagora si pjesë e edicionit të tretë të Forumit Kombëtar të Kuzhinës " Chef's Secrets - Evolucioni i Shijes" 2025, transmeton BTA. Gjatë fundjavave, 8 dhe 9 shkurt, qyteti nën pemët e blirit, siç..

botuar më 25-02-08 6.30.PD

Festivali " Rrushi i Artë " mbledh edhe njëherë prodhuesit dhe dashamirët e verës së Mellnikut

Për të 13-tin vit radhazi, prodhuesit e verës nga rajoni i Mellnikut do të prezantojnë më të mirën e prodhimit të tyre në Festivalin e Verës së Mellnikut “Rrushi i Artë”, transmeton BTA. Festivali tradicional i verës do të mbahet në Mellnik më 8 dhe 9..

botuar më 25-02-08 5.25.PD