Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mihaill Josifov dhe “Lajmet në xhaz” me një turne dhe album debutues

Foto: Facebook / Mihail Yossifov & The Jazz News

Trumbetari i njohur, kompozitor, aranzhues dhe pedagog Mihaill Josifov mbledh muzikantë të rinj në projektin “Lajmet në xhaz”.Grupi do të prezantojë albumin e vet debutues “Emisioni i parë” me një seri koncertesh në 7 qytete të vendit.

Albumi “Emisioni i parë”, të cilin do ta prezantojnë Mihaill Josifov dhe grupi “Lajmet në xhaz”, përfshin 11 kompozime vokale dhe instrumentale prej autori. Pothuajse secili prej muzikantëve ka lënë gjurmën e tij personale në të. Vetëm dy nga kompozimet janë të Mihaill Josifov, nëntë të tjerat janë vepër e të rinjve të cilët ai i inkurajon dhe i mbështet në krijimin e muzikës origjinale.

“Lajmet në xhaz” është një sekstet i përbërë prej muzikantëve të rinj dhe të talentuar, me dy vokale të jashtëzakonshme plotësuese - zërin diellor e të qeshur të Veleka Cankova dhe timbrin e fuqishëm e plot jetë të Llëçezar Kacarski.

Në grup, Mihill Josifov mbledh studentë të tij aktualë dhe të dikurshëm nga Akademia  Kombëtare Muzikore “Prof. Panço Vlladigerov” për të krijuar së bashku një repertor të pasur me pjesë të gjinive të ndryshme muzikore, 11 prej të cilave janë edhe kompozime të bukura të autorit të përfshirë në albumin debutues “Emisioni i parë”.

Ju ofrojmë një nga këngët e përfshira në albumin debutues “Emisioni i parë” të formacionit të ri “Lajmet në xhaz”. Titulli “E pëlqeva një vashë” flet qartë për pasionit ndaj folklorit bullgar të autores së re të muzikës, tekstit dhe aranzhimit Kalina Andreeva.

Redaktore: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Facebook / Mihail Yossifov & The Jazz News



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Dashuria është si" me një version të ri

Milena Canova është një këngëtare që shmang përcaktimin e preferencave të saj stilistike – kjo sepse zëri i saj është mjaft i larmishëm për të unifikuar gjithçka që bën si art. Pasi kaloi nëpër formate të ndryshme televizive, ajo vendosi të..

botuar më 24-08-20 8.15.PD

Irina Florin dhe kënga e saj “Ngjyra vjollce”

Sofia Summer Fest – Edicioni Underground, pjesë e Sofia Summer Fest, hapet sonte. Kjo do të ndodhë me një koncert në të cilin do të dëgjojmë dy këngëtaret që me këngët e tyre shënuan muzikën bullgare në prag të mijëvjeçarit të ri - Irina Fllorin dhe..

botuar më 24-08-19 2.05.MD

“Kohë për dashuri” - koncerte të këngëtares Toni Dimitrova

Toni Dimitrova – këngëtarja me zë karakteristik, e cila është kthyer në një nga simbolet artistike të qytetit bregdetar Burgas – prezanton koncertin e saj solo “Kohë për dashuri” nën qiellin e hapur. Ai është pjesë e turneut të saj kombëtar, duke..

botuar më 24-08-16 7.05.PD