Në Pleven fillon ndërtimi i një fabrike të re për prodhimin e maltit me një investim francez me vlerë 56 milionë leva (28.6 mln euro). Qëllimi është që ndërmarrja, e cila do të fillojë punën në fund të vitit 2024, të përmbushë standardet më të fundit për produktivitetin, sigurinë dhe ekonominë e energjisë.
40% e energjisë elektrike të nevojshme do të sigurohet nga një park fotovoltaik dhe kështu gjurmët e karbonit do të reduktohen me më shumë se 1700 ton emetime në vit. Në hapje, ambasadori francez në vendin tonë Joel Meyer, deklaroi se investimi “do të forcojë të gjithë ekosistemin, i cili përfshin fermerët, përdoruesit përfundimtarë, prodhuesit e birrës dhe të gjithë rajonin në përgjithësi”.Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..
Shitjet e makinave të reja në Bullgari në tetor u rritën tri herë më shumë se niveli mesatar i Bashkimit Evropian, ku blerja e makinave të reja ishte vetëm 1.1%. Sipas të dhënave të Asociacionit të Prodhuesve Evropianë të Automobilave, 75.9% e..
Ka lëvizje në ekonomi në çdo rajon të Bullgarisë, pasojat e krizës së Covid-it janë kapërcyer, turizmi është rikuperuar plotësisht, gjë që është e dukshme në zonat detare dhe në resortet tona balneologjike - ky është përfundimi nga të dhënat në analizën..