Polonia ka rënë dakord të rinovojë tranzitin e drithit ukrainas përmes territorit të saj, njoftoi ministri polak i bujqësisë Robert Tellus, raporton Reuters. Tranziti do të monitorohet rreptësisht. Kamionët me drithëra do të vulosen dhe do të monitorohen me GPS. Por ndalimi i importit të ushqimit ukrainas në Poloni mbetet në fuqi, shtoi ministri i zhvillimit dhe teknologjisë Valdemar Buda. Më 19 prill, Rumania do të nisë gjithashtu negociatat me Kievin për kontrollin e importit të drithit dhe produkteve bujqësore ukrainase.
Ukraina dhe Kombet e Bashkuara po krijojnë vështirësi me inspektimet e anijeve që transportojnë grurë nga portet ukrainase dhe regjistrimin e anijeve të reja, raportoi RIA Novosti, duke cituar Ministrinë e Jashtme ruse. Ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov do të diskutojë një marrëveshje për eksportin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres javën e ardhshme në Nju Jork. Marrëveshja skadon më 18 maj. Moska tashmë ka paralajmëruar se perspektivat për një zgjatje të afatit nuk janë "veçanërisht të mira".Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..
Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja...
Arsimi duhet t'i bëjë fëmijët jo vetëm të ditur, por edhe njerëz të mirë. Kështu tha ministri i arsimit Krasimir Vëllçev në takimin me Patriarkun e..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe..