Këngët finaliste në konkursin e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) për muzikën e re bullgare pop dhe rock "Pranvera" 2023 janë tashmë të qarta. Nga 76 këngë të paraqitura, 11 janë skualifikuar për shkak të shkeljes së rregullores, njëra është tërhequr nga autori. Nga 64 këngët e dëgjuara, komisioni përzgjodhi 24. Pas votimit me sistem pikësh, për finalen u zgjodhën 12 performanca. Tre do të konkurrojnë edhe për çmimin për debut.
Në një ceremoni në "Sofia Live Club" më 31 maj në orën 20:00, një juri prej artistësh të shquar bullgarë do të përcaktojë fituesin e Çmimit të Madh. Dëgjuesit e BNR mund të bëhen pjesë e eventit duke votuar për Çmimin e Audiencës. Kjo është e mundur nga data 19 prill deri më 19 maj në faqen bnr.bg/prolet, ku mund të dëgjohen edhe këngët.Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..
Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi..
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti..
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe..