Fillimi i serisë së fundit të koncerteve të treshes së xhazit Mirosllava Kacarova, Mirosllav Turijski dhe Mlladen Dimitrov fillon në Sofje më 19 prill në orën 20:30 në Sofia Live Club. Ky është koncerti i vetëm i planifikuar në kryeqytet deri në fund të vitit. Titulli i tij BLUETRONIC sugjeron se mund të presim aranzhime me një tingull elektronik aktiv të këngëve.
Krijimi i këngëve me orkestrim të ri me shumë elektronikë janë kryesisht me ide të Mlladen Dimitrovit, me pseudonimin DJ Mr. Moon. Këngët dhe aranzhimet janë shumë të lehta dhe gazmore, të krijuara në procesin e provave.
Koncerti i radhës do të jetë në fund të majit në Plovdiv. Më 13 korrik, treshja do të marrë pjesë në festivalin "Xhazi në Burgas", pas së cilës do të mbajë një koncert në Festivalin e Xhazit në Bansko në gusht.
Deri në fund të vitit, BLUETRONIC do të ketë koncerte në Varna, Sozopoll, Veliko Tërnovo dhe Shablla.
Ju ftojmë të dëgjoni një nga këngët më të fundit të Mirosllavës - "Mrekullitë", sipas tekstit të saj, muzika është e DJ Mr. Moon.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Hite roku me tekste dhe mesazhe serioze me të cilat është rritur më shumë se një brez – kjo është ajo që gjejmë në albumin e ri të grupit "Faktor", të titulluar "Kundër Kohës". Dhe koha duket se po punon në favorin e tyre, dhe për më shumë se..
Konkursi i 8-të Ndërkombëtar i Violinës "Vasko Abaxhiev" do të mbahet në Sofje nga 20 deri më 23 nëntor me një interes rekord. Organizatorët nga Klubi i UNESCO-s "Leonardo da Vinci" - Sofje janë të kënaqur me 32 aplikimet e marra nga 14 vende,..
"Kështu është jeta" – kjo është motoja e koncertit më 19 nëntor, në të cilin kompozitori Stefan Dimitrov bashkon emra legjendarë si Bogdana Karadoçeva, Mihaill Bellçev, Vëllezërit Argirovi, Mimi Nikollova, Doni, së bashku me artistë të rinj, por..