Ministri i Brendshëm turk Sjulejman Sojllu tha se pala turke do të ndërtojë një urë mbi lumin Rezovska në kufirin me Bullgarinë dhe pala bullgare tashmë e miratoi projektin. Fillimisht ura do të jetë vetëm për këmbësorët, ndërsa në një fazë të mëvonshme mund të hapet edhe për makina. Sojllu e tha këtë në një darkë bamirësie të organizuar nga një prej organizatave joqeveritare më me ndikim të mërgimtarëve bullgarë në Turqi - Bultjurk. Ai nuk mungoi gjithashtu të theksojë se marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje – Bullgarisë dhe Turqisë – janë shumë të mira. Informacioni vjen nga Nahit Dogu.
Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare. Mysafiri hungarez pritet të ketë..
Të martën temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin nga minus 2 deri në 7°, ndërsa në Sofje priten 2°. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe i..
Ministri në detyrë i mjedisit dhe i ujërave Petër Dimitrov mbajti një video-konferencë telefonike me kolegët e tij nga Rumania dhe Ukraina, Mirça Fiçet..
Mandati i parë për formimin e qeverisë do të jepet pas Vitit të Ri nëse kjo javë shfrytëzohet për bisedime mes formacioneve politike. Kjo u bë e qartë..