Ukraina rrëzoi 10 nga 11 dronët iranianë të lëshuar nga forcat ruse mbi qytetet Odesa dhe Dnеpër, njoftuan nga Forcat Ushtarake Ajrore, duke cituar burime ushtarake ukrainase.
Rusët pushtuan tashmë 88% të qytetit Bahmu, sipas analizës së fundit të Institutit për Studimin e Luftës ISW. Sulmet e pasuksesshme ruse kundër Avdeevka pranë Doneck dhe pranë Ugledar gjithashtu vazhdojnë, raporton ISW. SHBA njoftoi se po i dërgon Ukrainës ndihmë ushtarake shtesë me vlerë 325 milionë dollarë, duke përfshirë predha artilerie, raketa dhe municione.
Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë me aleatët e tyre për të përmbushur nevojat urgjente në fushën e betejës dhe nevojat afatgjata të Ukrainës, theksoi Pentagoni në një deklaratë.
Rusia po kryen aksione ushtarake mbrojtëse kundër Perëndimit dhe e sheh çdo dërgesë të armëve në Ukrainë si një akt haptazi armiqësor anti-rus, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Marija Zaharova, duke iu përgjigjur njoftimit të Koresë së Jugut se mund të ofrojë ndihmë ushtarake për Kievin.
Në përgjigje të qortimit të presidentit Rumen Radev se institucionet po vonojnë në krijimin e organeve të kontrollit të çmimeve, zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov siguroi se qeveria do të zbatojë të gjithë mekanizmat e mundshëm për të kontrolluar..
Nuk ka ndryshim në qëndrimet elektorale të bullgarëve, sipas anketës së janarit të agjencisë Trend, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Partia GERB ruan lidershipin me 26.6% të preferencave të votuesve. "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria..
Dërgimi i ushtarëve nga ushtritë evropiane në Ukrainë nuk u diskutua. Këtë e siguroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare eurodeputeti Andrej Novakov, anëtar i Komitetit të Mbrojtjes të sapoformuar në Parlamentin Evropian. Ai gjithashtu..
Bullgaria pagoi 11% të fondeve në dispozicion sipas Planit të BE-së për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë. Kjo është më pak se 700 milionë euro për 4..
Për qeverinë e sapozgjedhur është e rëndësishme se çfarë buxhet do të propozojë dhe do të mbrojë dhe nëse arrin të mbledhë mbështetjen e parlamentit, si..
Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev theksoi se Bullgaria me përpikëri do të ndjekë konsensusin e arritur evropian në lidhje me integrimin evropian të..