Forca e dytë politike në parlament "Po e vazhdojmë ndryshimin" - "Bullgaria Demokratike" (PP-DB) nuk do të marrë pjesë në një qeveri me forcën e parë politike - GERB-SDS. Këtë e konfirmuan pas konsultimeve me presidentin Rumen Radev liderët e PP-së,Kirill Petkov dhe Asen Vasilev, dhe të DB-së Hristo Ivanov.
"PP dhe GERB janë kundërshtarë dhe kanë pikëpamje të ndryshme se si duhet të zhvillohet vendi," tha Vasilev. "Ne jemi të gatshëm të krijojmë një mundësi që parlamenti bullgar të zgjedhë një qeveri me mandatin e dytë," tha Petkov. Prioritetet kryesore në programin legjislativ të koalicionit do të jenë Eurozona, Shengen, hetimi i Prokurorit të Përgjithshëm dhe ligji për komisionin antikorrupsion.
“Jam plotësisht i vetëdijshëm që vendi i dytë është një test i parimeve tuaja politike, sepse kërkesa juaj e fortë për të qenë prezent në politikë është për një alternativë ndaj modelit të vjetër të qeverisjes”, tha kreu i shtetit.
Në tremujorin e parë të vitit 2025, çmimet e banesave në Bullgari u rritën me 15.1% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Në tremujorin e parë të vitit 2025, krahasuar me tremujorin e..
Festivali rock “Tvërdica dhe kisha” do të mbahet këtë mbrëmje pranë digës Zhrebçevo. Festivali organizohet për një vit radhazi nga Komuna e qytetit Tvërdica dhe lidhet me pritjen tradicionale të “July Morning”, njofton BTA. Festa është..
Natën , nga veriperëndimi do të depërtojë ajër i freskët me erë të moderuar. Në rajonet perëndimore, veriore dhe malore do të bjerë shi i shoqëruar me bubullima . Do të ketë kushte për breshër. Të shtunën , era do të orientohet nga..
Brezi “Z” ka probleme serioze me përballimin e stresit. Këtë e tregojnë rezultatet e provimeve për kadetët në Universitetin Ushtarak Kombëtar “Vasill..
Edhe një herë, mjekë të rinj, praktikantë dhe studentë të mjekësisë do të marrin pjesë në një protestë kombëtare "E ardhmja në Bullgari". Ata kërkojnë..
Gjatë konferencës së parë kombëtare kushtuar turizmit të pelegrinazhit në Bullgari, me pjesëmarrjen e Ministrit të Turizmit Mirosllav Borshosh dhe..