Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Rumania kërkon mbështetje për Ukrainën në Amerikën e Jugut

Për herë të parë në 23 vjet, një kryetar shteti rumun vizitoi Brazilin. Qëllimi kryesor i vizitës së Kllaus Johanis dhe takimit të tij me presidentin brazilian Luis Llulla da Sillva ishte për t’u dhënë një shtysë marrëdhënieve me Brazilin - partneri kryesor tregtar i Rumanisë në Amerikën Latine. Detyra tjetër, ndoshta më e rëndësishme, e Johanis ishte që si shtet anëtar i BE-së dhe NATO-së të paraqiste qëndrimin e saj në lidhje me luftën e Rusisë në shtetin fqinj të Rumanisë, Ukrainë. “Pavarësisht se si Moska përpiqet të justifikojë veprimet e saj, Rusia është një vend agresor.Komuniteti ndërkombëtar është i detyruar të mbështesë Ukrainën për të kundërshtuar agresionin”, tha presidenti rumun Lulla da Sillva. Turneu i Kllaus Johanis në Amerikën e Jugut nga 18 deri më 26 prill përfshin gjithashtu Kilin dhe Argjentinën. Tri vendet më të pasura në Amerikën e Jugut deklarojnë se janë në favor të një zgjidhjeje paqësore të konfliktit në Ukrainë dhe nuk planifikojnë ta mbështesin atë me armë.

Turqia nisi furnizimin me gaz nga Deti i Zi

Presidenti turk Rexhep Erdogan u dha start furnizimeve me gaz nga Deti i Zi në sistemin e shpërndarjes së Turqisë. Konsumi vjetor i gazit natyror në vend është 55-60 miliardë metra kub. Synimi është që deri në vitin 2026 sistemi të sigurojë 30% të konsumit të gazit nga vendburimet e Detit të Zi, shkruan faqja e internetit 3e-news. “Sot kemi një festë të dyfishtë – Bajram Ramazanin dhe fillimin e furnizimit me gaz të Detit të Zi, që është një hap i rëndësishëm në rrugën drejt pavarësisë energjetike të Turqisë”, tha Erdogan. Ai premtoi se brenda një viti, familjet turke nuk do të paguajnë për gazin kur e përdorin atë për nevojat e tyre shtëpiake. Gazi i parë nga Deti i Zi pritet të fillojë të arrijë në shtëpitë turke në javën e parë të majit.

Mjekët në Nish i shkëmbyen ditët e pushimit me jetë të shpëtuara njerëzish

Në vend të mirënjohjeve dhe çmimeve, ne duam pajisje cilësore, staf të mjaftueshëm për të trajtuar pacientët tanë dhe menaxhim më të mirë të kujdesit shëndetësor. Këtë e deklaruan kardiologët e qytetit serb Nish, të cituar nga mediat serbe. Mjekët e Klinikës së Kardiokirurgjisë së Nishit (UKC Niš) shkaktuan një valë admirimi publik pasi i kushtuan 12 fundjavë radhazi - ditët e tyre të pushimit, pa pritur kompensim, për të operuar pacientët e përfshirë për muaj dhe madje vite në listat e pritjes. Gjithçka nisi me iniciativën e një mjeku të ri, i cili thirri një të afërm të një personi në listën e pritjes dhe i tha: “Mund ta sillni të hënën”, dhe në përgjigje dëgjoi: “Ai vdiq 10 ditë më parë”. “Duhet t’i heqim këto lista pritjeje që njerëzit të mbijetojnë”, i tha të përjavshmes NIN Dragan Miliç, drejtor i klinikës, dhe shtoi: “Mund të matësh me para një kilogram domate, një shishe lëngje apo një kuti puro, por jo një jetë njerëzore. Ky është dallimi kryesor.”

Kujdes me cigaret në Greqi, gjobat janë nga 200 deri në 5000 euro!

Hedhja e bishtave të cigareve në mjedis mund të shkaktojë zjarr dhe për këtë arsye është absolutisht e ndaluar në Greqi. Gjoba për një shkelje të tillë është nga 200 deri në 5000 euro, varësisht nga zona në të cilën është kryer shkelja dhe nëse ajo kryhet në mënyrë sistematike, paralajmëron Ministria bullgare e Punëve të Jashtme. Nga dikasteri saktësojnë se sipas Ligjit kundër Pirjes së Duhanit, pirja e duhanit dhe konsumimi i produkteve të duhanit është plotësisht i ndaluar në të gjitha veturat, private apo publike, kur në to udhëtojnë të mitur nën moshën 12 vjeçare. Gjoba për pirjen e duhanit në prani të një fëmije nën moshën 12 vjeçare në veturë private është 1500 euro dhe në veturë publike 3000 euro dhe njëkohësisht hiqet patenta e shoferit për një periudhë 1 mujore.

Përpilues: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: EPA/BGNES, Facebook /Dragan Milic


Më shumë nga rubrika

Komentet pas vendimit të Gjykatës për rishpërndarjen e votave

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të tetorit 2024 u komentua nga forca të ndryshme parlamentare. Zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev nga GERB komentoi pyetjen se a ka rrezik për qeverinë dhe mazhorancën: "Një..

botuar më 25-03-13 6.34.MD
Kryeministri Rosen Zheljazkov

Kryeministri Rosen Zheljazkov mirëpret propozimin për një armëpushim njëmujor në Ukrainë

Bullgaria mirëpret marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë të arritur ndërmjet delegacioneve të Kievit dhe Uashingtonit, të cilët u takuan të martën në Xheda të Arabisë Saudite. Kjo duket qartë nga një postim i kryeministrit Rosen Zheljazkov në..

botuar më 25-03-12 10.36.PD
Georg Georgiev

Bullgaria mbështet angazhimin e administratës së Donald Trump për të ndalur luftën kundër Ukrainës

Në një intervistë për BBC, ministri i jashtëm Georg Georgiev deklaroi se vendi ynë mirëpret angazhimin e administratës së Presidentit të SHBA-së Trump për të ndalur luftën agresive kundër Ukrainës dhe për të arritur një paqe të qëndrueshme...

botuar më 25-03-10 5.26.MD