Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sallata Shopska forcon pozitën e saj si "mbretëresha e sallatave" në Bullgari

Foto: tasteatlas.com

Tre sallata bullgare janë në pozitat e para të 100 sallatave më të vlerësuara në botë, sipas një renditjeje të faqes së njohur për kuzhinën tradicionale dhe produktet vendase TasteAtlas

Sallata Shopska është "mbretëresha" e sallatave nga kuzhina bullgare, pasi është ngjitur në vendin e dytë prestigjioz në renditje, vetëm një hap larg fituesit - sallata Dakos nga ishulli i Kretës, Greqi.

Sallata e shijshme dhe e freskët bullgare është një kombinim i domateve, trangujve, specave jeshilë dhe qepëve të copëtuara, të kalitura me kripë dhe vaj luledielli dhe të spërkatura me bollëk me djathë të bardhë të grirë dhe majdanoz. Publikimi tregon gjithashtu historinë kurioze të sallatës me ngjyrat e flamurit kombëtar bullgar - ajo u krijua nga kuzhinierët bullgarë në mesin e shekullit të kaluar, në përpjekje për t’u bërë përshtypje turistëve që mbërrijnë në vend.

Por kjo nuk është e gjitha - një fakt kurioz është se dy oferta të tjera nga Bullgaria - sallata Ovçarska dhe Snezhanka janë në mes të 15 sallatave të para më të vlerësuara nga 100 sallatat në të gjithë botën. Mos harroni t'i provoni kur ta vizitoni Bullgarinë!

Shikoni gjithashtu:

Përpiloi: Gergana Mançeva

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Foto: tasteatlas.com




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

95 për qind e japonezëve e njohin kosin bullgar

Një laborator i përbashkët kërkimor i “LB Bulgaricum” dhe atij japonez “Meiji” do të hapet në gjysmën e parë të vitit 2026. Ai do të zhvillojë produkte të reja dhe do të studiojë përfitimet e kosit tradicional bullgar. Kjo u njoftua pasi Ministri i..

botuar më 25-10-14 2.52.MD

Mbi 20 000 bullgarë dhe kompani nga jashtë - përdorues të faqes për punë në atdheun e tyre

Raportohet një interes në rritje për faqen e re të “Bulgaria Wants You” vetëm një muaj pas lançimit të saj, njoftoi organizata. Mbi 10 000 përdorues të rinj janë regjistruar. Për krahasim, ky është numri i të gjitha regjistrimeve në faqe që nga..

botuar më 25-10-14 11.58.PD

Pse drejtuesit e huaj të kamionëve bëhen objekt i korrupsionit në rrugët e Bullgarisë

Inspektorati Shtetëror i Transportit është, organi që merret me kontrollin e trafikut të mjeteve të rënda në territorin e vendit dhe që është pjesë e Agjencisë Ekzekutive të Administratës së Transportit (IAAA), pas rastit të fundit, ndoshta më të..

botuar më 25-10-13 7.10.PD