Saksofonisti virtuoz Vlladimir Kërparov do të prezantojë muzikën e tij origjinale së bashku me Big Bendin e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) me dirigjent Antoni Donçev në një koncert që do të mbahet më 27 prill në orën 19:00 në Studion e Parë të Radios.
Vlladimir Kërparov prej vitesh jeton dhe performon në mbarë Evropën si dhe në Gjermani ku jeton.
Ai u diplomua në Akademinë Kombëtare të Muzikës “Prof. Panço Vlladigerov” në Sofje dhe pas kësaj edhe në Shkollën e Lartë të Muzikës “Hans Eisler” në Berlin. Ka luajtur me një sërë muzikantësh të njohur. Ka marrë pjesë në festivale muzikore në Evropë, Azi, Amerikën Latine dhe Amerikën Veriore, Afrikën e Veriut.
Në vitin 2020 Ministria e Kulturës së Bullgarisë iu dha Certifikatën për kontributin e tij në promovimin e kulturës bullgare në mbarë botën. Ai është gjithashtu mbajtës i çmimit “Artisti më i mirë i ri i xhazit të vitit 1996”, Çmimit të tretë në Konkursin Ndërkombëtar të Xhazit në Monako në vitin 1999, Çmimit “Medica pro Musica” për Muzikantët e Rinj në Dyseldorf në vitin 2000.
Në krijimtarinë e tij, Vlladimir Kërparov ndërthur xhazin modern me folklorin bullgar.
Kompozicioni “Më mëso, nënë” është një këngë e vjetër popullore në një aranzhim autori të Vlladimir Kërparov. Ai e regjistroi me muzikantët e kuartetit të tij dhe do të jetë pjesë e albumit të radhës, i cili pritet të dalë në fund të vitit. Soliste vokale është Katja Tasheva, e cila do të dalë në skenë edhe gjatë koncertit në Sofje. “Më mëso, nënë” është një nga tri këngët që Vlladimir Kërparov i aranzhoi enkas për Big Bendin e BNR-së dhe do të interpretohet në koncertin e 27 prillit.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Bojana Zheljazkova e paraqet muzikën e saj me po aq mjeshtëri, duke e interpretuar atë në violinë, kitarë dhe duke kënduar. Ajo filloi të studionte violinë që kur ishte fëmijë, luante fillimisht në një Orkestër Dhome me të rinj, pastaj në një grup roku,..
Himnet e para bullgare në nder të arsimit dhe shkencës janë shkruar në qytetin Elena në malit Stara Planina – një qendër e famshme tregtare dhe kulturore gjatë shekujve XVIII dhe XIX, banorët e së cilës morën pjesë aktive pothuajse në çdo ngjarje të..
Pas një pauze, të lidhur me ndryshimet në formacion, grupi Nana & The Gang u kthye me një këngë të re. Vlladi Zidarov – bateri, miksim dhe masterizim, Miro Gajdarski – bas dhe Ilijana Jordanova – vokal, prezantojnë "Apo jo" – një këngë me një..