Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje – 6°. Gjatë ditës do të ketë vranësira shiu me reshje afatshkurtra dhe bubullima, më të konsiderueshme në Bullgarinë Juglindore. Temperaturat maksimale do të zbresin nga 14 deri në 19°. Në kryeqytet do të jetë 15°.
Mbi Detin e Zi do të bjerë shi me bubullima. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 15 deri në 16°. Uji i detit është 11-12°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.
Mbi malet do të bjerë shi, reshje më të theksuara do të ketë në rajonin Rilla-Rodope dhe Stranxha. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 8°, në 2000 m deri në 2°.
Reshjet e shiut do të ndalen ditën e enjte, por do të mbetet e freskët për muajin prill.
Parashikimi i motit jashtë vendit
Në Evropë do të bjerë shi mbi Alsace, Franche-Comté, Ukrainën Perëndimore, Karpatet, Sanxhak dhe Detin Marmara. 10° pritet në Londër dhe Berlin, 15° në Paris. Temperatura në Moskë do të jetë 18°, në Madrid dhe në Romë 29 dhe 21°. Në Athinë do të jetë 23°. Në Beograd dhe Bukuresht do të jetë 16° dhe në Stamboll 18°.
Në Nju Jork dhe Montreal do të jetë 12 dhe 11°, në Vankuver dhe në Çikago do të jetë 16 dhe 7°. 21° pritet në Los Anxhelos, 28° në Miami dhe Mexico City, 21 dhe 26° në Buenos Aires dhe Rio de Janeiro. Në Dubai do të jetë 33°, në Jerusalem dhe Teheran do të jetë përkatësisht 22 dhe 28°.Ditën e shtunë do të mbajë mjegull ose vranësira të ulëta vende-vende në fusha dhe lugina të mbrojtura nga era. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 5°, në Sofje – rreth 1°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell. Vranësirat do të..
Një kontingjent i përbashkët oficerësh nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria do të përforcojnë sigurinë në kufirin bullgaro-turk nga 3 shkurti, njoftoi Ministria e Brendshme. Fillimi i aktivitetit të përbashkët do të shënohet me një ceremoni zyrtare..
Taksistët u mblodhën në protestë në Aeroportin e Sofjes, duke bllokuar për pak kohë pasditen e sotme hyrjen dhe daljen e Terminalit 2. Ata janë të pakënaqur me rregullat e reja të qëndrimit në aeroport, të cilat hynë në fuqi më 9 janar. Sipas tyre, në..
Një kontingjent i përbashkët oficerësh nga Bullgaria, Austria, Rumania dhe Hungaria do të përforcojnë sigurinë në kufirin bullgaro-turk nga 3 shkurti,..
Bullgaria nuk do të paraqesë një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence për momentin - një hap kyç për hyrjen në eurozonë. Këtë e bëri të..
Taksistët u mblodhën në protestë në Aeroportin e Sofjes, duke bllokuar për pak kohë pasditen e sotme hyrjen dhe daljen e Terminalit 2. Ata janë të pakënaqur..