Rajoni i Detit të Zi u bë një zonë strategjike kyçe e konfrontimit midis Rusisë dhe Perëndimit. Bullgaria mbështet forcimin e angazhimit të NATO-së, e udhëhequr nga të kuptuarit se Krahu Lindor i Aleancës dhe rajoni i Detit të Zi janë një segment i rëndësishëm i sigurisë së hapësirës euroatlantike. Këtë e deklaroi shefi i mbrojtjes, admirali Emill Eftimov, në një forum ushtarak në Sofje. Sipas zëvendës ministres së mbrojtjes Teodora Gençovska, Bullgaria po zhvillon aktualisht një strategji kombëtare të mbrojtjes me fokus të veçantë në rajonin e Detit të Zi. “Kjo është një strategji që mbështetet plotësisht nga qeveria e SHBA-së, e cila përfshin përpjekje diplomatike dhe ekonomike. Ne e kuptojmë mirë se rajoni i Detit të Zi mbart një sërë kërcënimesh dhe rreziqesh. Kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë përpjekjet për të punuar së bashku për të përballur këto kërcënime”, theksoi Admirali Stuart Munch, komandant i Forcave Detare të SHBA-së për Evropën dhe Afrikën dhe komandant i Komandës Aleate të NATO-së në Napoli.
E shtuna do të jetë kryesisht me diell. Para mesditës do të ketë vranësira të konsiderueshme në Bullgarinë Lindore, ku në disa vende do të ketë ende reshje shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor...
Liberalizimi i sektorit të banesave u shty për një kohë të pacaktuar. Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe Ujit do të vazhdojë të përcaktojë çmimin pas 1 korrikut. Kjo u vendos nga deputetët, të cilët miratuan ndryshimet në Ligjin për Energjetikën..
Nacionalistët nga "Vëzrazhdane" organizojnë sot në orën 18:30 në Pallatin Kombëtar të Kulturës në Sofje një aktivitet, të paralajmëruar si diskutim mbi shpëtimin e levës, në të cilin do të marrë pjesë edhe eurodeputeti i partisë Petër Vollgin. "Të..
Bullgaria vazhdon të mbështesë përpjekjet e Ukrainës për të vendosur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, tha Kryeministri Rosen Zheljazkov në një..
Partnerët kryesorë tregtarë të Bullgarisë janë Gjermania, Rumania, Italia, Greqia dhe Franca, të cilat përbëjnë 62.5% të eksporteve drejt vendeve..