BSP nuk do të mbështesë projektbuxhetin e qeverisë së përkohshme. Këtë e njoftoi kryetarja e socialistëve, Kornelija Ninova, sipas së cilës kuadri financiar i propozuar është antisocial, me shpenzime të pajustifikuara dhe të ardhura të nënvlerësuara. Sipas socialistëve, deficiti i propozuar prej 6.4% është i fryrë në mënyrë joreale dhe ata duan që ministrja në detyrë e financave, Rosica Vellkova, të dëgjohet në parlament. Ata duan të dinë nëse janë të vërteta informacionet se qeveria shpenzoi më shumë në muajt e parë të vitit nga sa parashikohej me ligj, si dhe se kësti i parë i parave në kuadër të Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, që mbërriti në Bullgari, nuk u shfrytëzua për qëllimin e synuar dhe tani duhet të rikthehet. “Kabineti teknik kërkon që ne ta legalizojmë paligjshmërinë e tyre”, komentoi Ninova.
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..