Me bekimin e Shenjtërisë së Tij Mitropolitit të Sofjes dhe Patriark Bullgar Neofit, Dioqeza e Sofjes do të mirëpresë sot një pjesë të dorës së djathtë të Shën Dëshmorit të Madh Gjergji Fitimtar, e cila ruhet në kishën “Shën Mëkatari Gjergji Fitimprurës”, në qytetin Nigrita pranë Seresit të Greqisë së Veriut. Tempulli në Greqi u ndërtua posaçërisht për nder dhe kujtim të shenjtorit.
Lipsanet do të priten më 26 prill në tempullin e lashtë të kryeqytetit “Shën Sofia” nga ora 16:30 dhe aty do të qëndrojnë për adhurim edhe më 27 prill. Lipsanet do të mbeten në vendin tonë deri më 7 maj.
Çdo vit të shtunën para festës së madhe të krishterë të Rrëshajëve, Kisha kremton të Shtunën e Shpirtrave që është e dyta brenda vitit, të cilën populli bullgar e quan ndryshe edhe si e Shtuna e Shpirtrave e Qershisë, sepse përkon gjithmonë me stinën e..
Pothuajse njëqind eksponate nga Muzeu Historik “Iskra” ("Shkëndija") në qytetin e Kazanllëkut (Bullgaria Qendrore) do të shfaqen në një ekspozitë botërore të artefakteve të thesareve trake në Muzeun “Paul Getty” në Los Anxhelos në fund të vitit,..
Petriç ndodhet në rrëzë të dy prej maleve më të bukura dhe ende të paprekura nga turizmi - Ograzhden dhe Bellasica. Zona përreth qytetit jugperëndimor ka qenë e banuar që nga kohërat e lashta, siç dëshmohet nga një sërë gjetjesh..