Një copë nga dora e djathtë e Shën Dëshmorit të Madh Gjergji Fitimtar, i cili ruhet në kishën “Shën Georgi Fitimprurësi” në qytetin Nigrita pranë Seresit tëGreqisë, mbërriti në Sofje. Shumë qytetarë i pritën përpara Mitropolisë së Sofjes prej nga nisi një procesion litiumi. Me të, lipsanet e dëshmorit të madh u mbajtën për adhurim publik në kishën “Shën Sofia”. Lipsanet do të qëndrojnë atje deri më 28 prill.
Pas kësaj ata do të mund të shihen radhazi në fshatin Gorni Llozen, në manastirin “Shënjtor Kozmai dhe Damiani” pranë fshatit Giginci, në kishën “Shën Petka” në Breznik dhe më 6 Maj kur nderojmë Shën Gjergjin – në kishën “Shën Gjergji” në qytetin Pernik.
Çdo vit të shtunën para festës së madhe të krishterë të Rrëshajëve, Kisha kremton të Shtunën e Shpirtrave që është e dyta brenda vitit, të cilën populli bullgar e quan ndryshe edhe si e Shtuna e Shpirtrave e Qershisë, sepse përkon gjithmonë me stinën e..
Pothuajse njëqind eksponate nga Muzeu Historik “Iskra” ("Shkëndija") në qytetin e Kazanllëkut (Bullgaria Qendrore) do të shfaqen në një ekspozitë botërore të artefakteve të thesareve trake në Muzeun “Paul Getty” në Los Anxhelos në fund të vitit,..
Petriç ndodhet në rrëzë të dy prej maleve më të bukura dhe ende të paprekura nga turizmi - Ograzhden dhe Bellasica. Zona përreth qytetit jugperëndimor ka qenë e banuar që nga kohërat e lashta, siç dëshmohet nga një sërë gjetjesh..