Kuponë për ushqim ose veshje, karta fitnesi ose team building në natyrë... Në Bullgari, shumica e përfitimeve sociale për punonjësit janë materiale. “Bonuset” në fjalë janë të mirëpritura për ata që punojnë në kushtet e inflacionit, rritjes së çmimeve dhe buxhetit të ulët. Por ku mbetet kultura në këtë situatë të vështirë? Shërbimet dhe biletat po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta dhe po zvogëlohet përqindja e njerëzve që duan ose mund të përballojnë të vizitojnë objektet kulturore dhe arsimore.
Karta e kulturës "Dije+" mbush këtë zbrazëti. E krijuar nga shoqata "Historia Bullgare", ky është përfitimi i parë shoqëror në vendin tonë, i fokusuar plotësisht mbi arsimin, kulturën dhe artin. Ideja është që kartat të blihen nga punëdhënësit bullgarë për punonjësit e tyre "Biznesi duhet të mbështesë njerëzit që punojnë për të"- thotë një nga iniciatorët, Mario Mishev, në një intervistë me Svetllana Vëllkovën nga BNR-Varna dhe shton:
“Kjo është një kartë që bën ulje për institucione të ndryshme arsimore dhe kulturore. Këto janë objekte nga më të larmishmet që do të ishin interesante për njerëzit e tunduar nga krijimtaria, nga arti - teatrot, muzetë, galeritë, por jo vetëm! Bëhet fjalë për të gjitha ato vende që u japin njerëzve mundësinë për të përmirësuar njohuritë dhe aftësitë e tyre – duke përfshirë kurset e gjuhëve të huaja, akademitë për zhvillim personal dhe gjithçka që mund ta lidhim me arsimin dhe kulturën”.
Aplikacioni celular i kartës është aktualisht në zhvillim e sipër. Dhe ndryshe nga pritshmëritë, rezulton se punëdhënësi bullgar është i hapur për projekte të tilla:
“Në portofolin tonë të partnerëve kemi mbi 60 organizata në fushën e kulturës dhe arsimit, disa prej tyre janë lider në fushën e tyre, si Teatri "Ushtria Bullgare", Muzeu Politeknik, Shtëpia-Muze e Ivan Vazovit. E gjithë kjo duket tërheqëse për punëdhënësit, sepse në ditët e sotme për secilin prej tyre është e rëndësishme që punonjësit dhe kolegët e tyre të përmirësohen përditë, të fitojnë njohuri dhe aftësi të reja dhe të jenë konkurrues në punën e tyre. Nga ana tjetër, është e rëndësishme që punëdhënësi të ofrojë kushte tërhëse për punonjësit për t'i mbajtur pranë tij dhe për të marrë përfitime nga ta”- pohon Mario Mishev.
Karta nuk ofron akses falas në institucionet kulturore, por zbritje që variojnë nga 10 deri në 50%.“Prisnim që interesimi kryesor të vinte nga kompanitë e IT-së, nga kompanitë e fushës outsourcing, por vërejmë se interesim të madh ka pasur edhe nga punëdhënësit e vegjël, bizneset familjare nga 5 deri në 10 persona”- thekson Mario Mishev dhe shton:
“Të mos harrojmë se sipas Eurostat-it, bullgarët janë në vendin e fundit në BE sa i përket ndarjes së fondeve nga buxheti i tyre personal për kulturën. Nëse mund ta ndryshojmë këtë, qoftë edhe pak, do të jemi të kënaqur. Karta e bën të mundur këtë sepse e bën kulturën dhe dijen më të aksesueshme. Dhe kur një person ka mundësinë të konsumojë në mënyrë preferenciale një produkt ose të vizitojë një vend të caktuar, ai e bën këtë. Ky është një model që e ka dëshmuar veten me kohë”.
Karta e kulturës nuk është një ide origjinale e shoqatës "Historia Bullgare". “Ekziston thuajse në të gjithë Evropën dhe ishte çështje kohe të shfaqej edhe te ne”- e mbyll në këtë mënyrë Mario Mishev.
Lexoni gjithashtu:
Autore: Veneta Nikolova /nga intervista e Svetllana Vëllkovës nga BNR - Varna/
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: Radio Bullgaria, "Dije+"
Përjetime të paharrueshme me birrën e freskët, kokteje të birrës alkoolike dhe joalkoolike të zhvilluara posaçërisht, hite të preferuara bullgare dhe të huaja të hip-hop dhe rok, folklor bullgar dhe meze të shijshme premtojnë nga Komuna e qytetit..
Lojëra, shfaqje filmash, vëzhgim zogjsh dhe koncerte në ajër të hapur janë vetëm disa nga ngjarjet në kuadër të Edicionit të Shtatë të Festivalit të Shkabës, i cili do të mbahet nga 6 deri më 8 shtator në qytetin e Maxharovos. Festa do të shënojë..
Shenjtëria e tij, Patriarku bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Daniil, kryesoi Liturgjinë e Shenjtë festive, së bashku me peshkopin Pahomi të Branicës, Peshkopin Gerasim të Mellnikut dhe priftërinjtë e Kishës Ortodokse Bullgare. Shërbesa solemne..
Hekurudha nëntokësore e qytetit të Sofjes doli të ishte ndër më të pëlqyerat në Evropë. Metroja e Sofjes renditet e dyta, e tejkaluar vetëm nga ajo në..
Patriku bullgar dhe Mitropolit i Sofjes Daniill u dërgoi një mesazh për vitin e ri shkollor mësuesve, nxënësve dhe prindërve. Ai do të tingëllojë sot..