Janë gjetur rezerva, falë të cilave deficiti i parashikuar në projektbuxhetin mund të ulet nga 6.4% në 3%. Këtë e ka bërë të ditur Asen Vasilev, bashkëkryetar i "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", pas takimit të deputetëve të grupit dhe kolegëve të tyre nga GERB - SDS me ekspertë në Ministrinë e Financave. Shpenzimet sociale nuk do të shkurtohen dhe nuk parashikohen ndryshime tatimore, tha Vasilev. Kur u pyet se nga do të vijnë rezervat, ai u përgjigj: "Mendoj se surprizat nuk janë të mëdha - njëra është Plani i Rimëkëmbjes, tjetra është dividenti, e treta është lidhur pjesërisht për mirëmbajtjen e departamenteve të ndryshme, e katërta është programi i kapitalit".
Në takim nuk ishte e pranishme ministrja e financave, Rosica Vellkova, e cila ishte në një udhëtim pune jashtë vendit.Kriza e kuadrove në sektorin turistik ka arritur nivele kritike, dhe sipas të dhënave të ndryshme deri në 70% të objekteve turistike punojnë me staf të paplotësuar. Humbjet ekonomike nga potenciali turistik i parealizuar përllogariten në rreth 1..
Presidenti Rumen Radev do të marrë pjesë më 9 dhe 10 prill në edicionin e dhjetë të Forumit Ekonomik të Delfit në Greqi. Ngjarja mbledh krerë shtetesh dhe qeverish, përfaqësues të biznesit dhe të sektorit joqeveritar. Në qendër të vëmendjes do të jenë..
Të mërkurën do të fryjë sërish era veriperëndimore. Vranësirat do të jenë të ndryshueshme, më shpesh të ndjeshme pasdite, por vetëm në rajone të izoluara do të ketë reshje shiu dhe bore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°,..
Palombarë anëtarë të Shoqatës Jofitimprurëse "Miqtë e Detit - Burgas" përshkruan dhe shënuan në një hartë vendet më interesante dhe më të vizituara..
Punëtorët e transportit publik në Sofje, Varna dhe Ruse janë duke marrë pjesë në një protestë kombëtare në kryeqytet nën sloganin "Punë e..
"Vitet e fundit, organi kolektiv i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) (Aleanca për të Drejtat dhe Liritë – APS – shënim redaktori) ka probleme..