Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Roma dhe Marakeshi frymëzojnë Tonin për këngën "Miqësia"

Më shumë se dy dekada më parë, Toni krijoi hitet e saj më të mëdha të cilat mbetën emblematike për skenën muzikore bullgare në fillim të mijëvjeçarit të ri. Vitet e fundit ajo krijon muzikë të re – ende melodike, por me një tingull tjetër. Sipas Tonit muzika zhvillohet dhe “Tani njeriu ka një shije pak më të ndryshme për muzikën – ajo zhvillohet jo vetëm në Bullgari, por edhe në mbarë botën. Gjithmonë më pëlqen t'ua prezantoj dëgjuesve atë që ka dalë nga shpirti im, edhe si tekst, edhe si muzikë.

Kjo vlen me gjithë forcën edhe për këngën e fundit "Miqësia", e cila mbledh emocionet e një udhëtimi - aq gjallërisht, sa Toni e kthen atë në një këngë.

Foto: Facebook/Tony.Official.Bulgaria

Në fakt, kënga u kompozua më parë, me tekst anglisht dhe një ritëm tjetër. Por pas një përjetimi kaq të fortë siç ishte udhëtimi ynë, me miq kaq të mirë dhe momente shumë të bukura, emri dhe versioni aktual i këngës më zgjodhën vetë” – thotë Toni dhe shton:

"Me "Miqësia" vendosa të shkoj përtej asaj që kam bërë deri më tani - për herë të parë po krijoj një remix dhe jo versionin kryesor origjinal që bëmë me kitaristin tim Shterion Pilidov. Kjo është intuita e artistit - unë doja t'u jepja diçka ndryshe njerëzve që e duan muzikën time dhe mua si artist."

Prandaj ju ofrojmë të dëgjoni këngën “Miqësia” në një remix të Mr. Moon.

Aktualisht, Toni dhe Mr. Moon janë duke punuar mbi një këngë të re dhe në fund të vitit mund të presim një album të ri nga Toni.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Xhazi nën yje në Pllajën Devetashko (arkiv)

"Xhazi nën yje" në Pllajën Devetashko: Muzikë, natyrë dhe magji për herë të njëmbëdhjetë

Nga 27 deri më 29 qershor, Pllaja Devetashko dhe fshatrat e rajonit janë shndërruar në skenën e festivalit "Xhazi nën Yje".  Edicioni i njëmbëdhjetë i një prej ngjarjeve muzikore më poetike në vendin tonë filloi të premten në mbrëmje, 27..

botuar më 25-06-28 11.20.PD

Panço Vlladigerov – "Klasike dhe romantike"

Nga krijimet e të gjithë kompozitorëve bullgarë, muzika e Panço Vlladigerovit është pa dyshim më e interpretuara si në skenën bullgare, ashtu edhe në atë botërore. Kur muzikantët bullgarë duan të përfaqësojnë atdheun e tyre përmes kujtesës së tij zanore,..

botuar më 25-06-27 6.10.PD

Zornica Petrova këndon për guximin për të fluturuar

Pas vitesh të tëra në skenë në Bullgari dhe në mbarë botën, Zornica Petrova prezanton këngën e saj të parë origjinale - "Fluturo". Sipas Zornicës, kënga "Fluturo" i erdhi vetë. Ajo krijoi muzikën dhe tekstin, ndërsa Shterion Pilidov bëri aranzhimin...

botuar më 25-06-26 6.25.PD