Regjisori Teodor Ushev refuzoi të pranojë çmimin special “Shën Gjergji”, me të cilin u dekorua për filmin e tij “f1.618” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Moskë. Në një video fjalim, ai iu drejtua jurisë në rusisht, anglisht dhe bullgarisht: “Në të gjitha rrethanat e tjera, do të isha i lumtur ta pranoja këtë statujë - ajo simbolizon fitoren e së mirës mbi të keqen... Por sot këtu, në këtë vend, në Moskën e bukur, vendet e së mirës dhe të së keqes janë të ndërruara... Unë nuk mund ta pranojë këtë çmim në një qytet, nga i cili jepen urdhra për të vrarë fëmijë, gra dhe pleq. Secili duhet të zgjedhë se në cilën anë është – në atë të së mirës apo të së keqes.”
Përdorimi i formave të respektit që tregojnë fillimin, zhvillimin dhe përfundimin e komunikimit tek bullgarët e Shqipërisë janë objekt analize në punën e Dr. Miranda Bello, lektore e gjuhës bullgare në Universitetin e Tiranës. Ajo e mblodhi..
Vitet e fundit është forcuar bashkëpunimi mes kinemasë bullgare dhe asaj shqiptare. Prodhimet shqiptare gjithnjë e më shumë po gjejnë vend në festivalet bullgare dhe anasjelltas. Kjo tregon ndërveprimin artistik në rritje mes dy vendeve tona, i cili..
Në Ditën e Teatrit - 27 Mars, Lidhja e Artistëve në Bullgari tradicionalisht dorëzoi Çmimet Kombëtare IKAR për Artet Performuese. Çmimin për kontribut të jashtëzakonshëm në teatrin bullgar e mori aktori Javor Millushev personalisht nga presidenti..