“Në këtë fazë nuk mund të thuhet se ka të dyshuar”, tha zëdhënësi i Shërbimit Hetimor Kombëtar, Marian Marinov, në lidhje me tentativën për vrasjen e Prokurorit të Përgjithshëm Ivan Geshev. Fjalët e tij vijnë disa orë pasi ministri i brendshëm në detyrë Ivan Demerxhiev njoftoi në një konferencë në Këshillin e Ministrave se ka të dyshuar për atë që ndodhi në rrugën Sofje-Samokov. Ndërkohë, ka përfunduar këqyrja e vendit të shpërthimit dhe tash e tutje do të punojmë me shërbimet operative të Ministrisë së Punëve të Brendshme, shërbimet e sigurisë dhe të gjitha shërbimet partnere ndërkombëtare, tha gjithashtu zëdhënësi i Shërbimit Hetimor Kombëtar.
Sijka Mileva, zëdhënëse e Prokurorit të Përgjithshëm, njoftoi se ka filluar procedurë paraprake për krim të kryer sipas nenit 108 të Kodit Penal për terrorizëm.Një shi i rrëmbyeshëm nga mbrëmja e kaluar përmbyti nënkalimet në kryeqytetin tonë të Detit të Zi, Varnën, dhe shkaktoi rrëshqitje toke në rajone të ndryshme të vendit. Në Veliko Tërnovo /Bullgaria Qendrore/, lumi Jantra ka arritur 2 metra e 20..
Ekspozita ndërkombëtare “Turizmi kulturor” mbledh pjesëmarrës nga Bullgaria dhe jashtë vendit nga 8 deri në 10 tetor në Veliko Tërnovo, raportoi BTA. Eventi, i cili mbahet për herë të 20-të, kombinon dy sfera kryesore të jetës në kryeqytetin e..
Të mërkurën situata sinoptike do të mbetet e ndërlikuar. Gjatë natës, në Rrafshinën e Danubit dhe në zonën Ludogorie do të vazhdojë të ketë reshje shiu, dhe në disa vende sasia do të jetë e konsiderueshme. Në rajonet juglindore të vendit, reshjet do..
Shoqata Kombëtare e Mbarështuesve të Deleve dhe Dhive kërkoi dorëheqjen e Ministrit të Bujqësisë Georgi Tahov dhe drejtorit të Agjencisë së Ushqimit..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të jenë të ndryshueshme;..
Të enjten , më 9 tetor, mbi gjysmën lindore të vendit, vranësirat do të mbeten të konsiderueshme. Në orët e mëngjesit, në shumë vende do të ketë ende..