Vranësirat do të shtohen dhe do të trasohen nga jugperëndimi gjatë natës. Në zonat jugperëndimore do të ketë reshje shiu.
Ditën e mërkurë në të gjithë vendin do të mbajë mot me vranësira. Pas mesditës retë do të dendësohen. Në shumë rajone do të ketë reshje afatshkurtra me bubullima, në Bullgarinë Jugperëndimore do të jenë intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Do të ketë kushte breshëri. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi lindor-juglindor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5° dhe 10°, ato maksimale nga 17° deri në 22°. Në Sofje, minimumi do të jetë rreth 7°, maksimumi - rreth 17°.
Në zonat malore do të mbajë vranësira me reshje shiu, në vendet më të larta - me borë, vende-vende në masivet e Bullgarisë Perëndimore do të jenë intensive, e konsiderueshme në sasi dhe me bubullima. Do të fryjë erë mesatare, përkohësisht e fortë nga drejtimi jug-juglindor. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 metrash do të jetë rreth 9°, në 2000 metra - rreth 3°.
Vranësirat do të jenë të konsiderueshme në Detin e Zi. Pas mesditës do të ketë reshje shiu kryesisht në rajonet jugore. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi lindor-juglindor. Do të jetë e freskët me temperatura maksimale: 13°-15°. Temperatura e ujit të detit është 13°-14°.
Të enjten mbetet e vranët dhe me shi. Temperaturat do të ulen me 2-3°
Më shumë ura mbi Danub nuk janë vetëm një çështje dypalëshe midis Bullgarisë dhe Rumanisë - ato janë një përparësi strategjike për prosperitetin e të gjithë BE-së dhe për sigurinë tonë kolektive brenda NATO-s. Kjo u theksua nga..
Më 6 nëntor, në Ekspozitën Arkeologjike të Muzeut Rajonal Historik – Burgas, hapet një ekspozitë në kuadër të 50-vjetorit të studimit arkeologjik të një varri të pasur të një aristokrateje në nekropolin e Anhiallos. Ekspozita mban titullin: “Kujtimet..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 6 deri në 11°, në Sofje - rreth 8°. Gjatë ditës do të kemi mot me reshje. Reshjet do të jenë më të konsiderueshme dhe në më shumë vende në Bullgarinë Lindore, dhe në Bullgarinë Qendrore pas mesditës. Në..
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi përmes një komunikate për mediat se shpreh keqardhje të thellë për shkak të incidentit të rëndë që..
Me 111 vota pro, 51 kundër dhe 43 abstenime, parlamenti miratoi krijimin e një komisioni të përkohshëm, i cili do të hetojë veprimtarinë e George Soros..
Të mërkurën , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 10°C, ndërsa në Sofje rreth 7°C. Gjatë ditës , vranësirat do të mbeten të dendura; në..