Atentati kundër prokurorit të përgjithshëm Ivan Geshev nuk ishte i inskenuar. Kështu tha zëvendësdrejtori i Shërbimit Hetimor Kombëtar, Jasen Todorov. Këtë ai e tha para tre televizioneve kombëtare, duke përgënjeshtruar “thashethemet e qarkulluara në disa media dhe rrjete sociale”. Sipas tij, incidenti po shfrytëzohet për qëllime politike. Ka për t’u bërë një hetim të gjatë dhe kompleks përpara dhe rezultatet e ekspertizave janë ende në pritje, tha ai, duke refuzuar të japë detaje rreth hetimit për shkak të nivelit të lartë të konfidencialitetit. “Geshev ishte jashtëzakonisht me fat që voziste në një automjet të blinduar. I përgatitur me kujdes, që prej kohe”, komentoi Todorov.
Ndër ata që dyshojnë në versionin zyrtar është edhe ish-ministri i brendshëm, Bogomill Bonev, i cili komentoi se shpërthimi ishte jashtë rrugës në një shpat në drejtim të kundërt dhe se është e çuditshme që me një shpërthim prej 3 kg ekuivalenti të tritolit nuk ka gropë në vend, por “vetëm copa bari të kositur”.
Kapaciteti i energjisë diellore për prodhimin e energjisë elektrike në Bullgari ka tejkaluar 4 gigavat (GW) gjatë vitit 2025. Kjo është e barabartë me katër reaktorë të mëdhenj bërthamorë, tha për BGNES dr. Maria Trifonova, pedagoge në Fakultetin..
Shuma neto e pagës minimale nga viti 2026 do të jetë 970 leva (467 euro), ndërsa brutoja – 1287 leva (620 euro). Ajo do të jetë më e ulëta në të gjithë Bashkimin Evropian. Këtë e deklaroi për bTV Pllamen Dimitrov, president i Konfederatës së..
Deri më 10 tetor, anija çminuese bullgare “Shkvall” dhe anijet e Grupit Detar Kundër Minave në Detin e Zi do të marrin pjesë në stërvitjen shumëkombëshe Poseidon-25, njoftoi Ministria e Mbrojtjes. Aktivizimi i shtatë i Grupit Detar Kundër Minave në..
Nga 13 tetori deri më 28 nëntor, Kryqi i Kuq Bullgar do të shpërndajë produkte të blera nga Agjencia e Ndihmës Sociale për qytetarët në nevojë, njoftoi..
Ambasada e Bullgarisë në Japoni ftoi bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Tokio dhe zonën përreth të marrin pjesë në një seminar krijues për..