Qeveria e përkohshme po bën gjithçka që është e mundur për të rinegociuar Planin e Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë. Këtë e tha zëvendëskryeministri për menaxhimin e fondeve evropiane, Atanas Pekanov, në seancën e sotme në Kuvendin Popullor, të iniciuar nga BSP-ja. Ndër synimet e ndjekura nga qeveria është që procesi i rinegocimit të mos çojë në humbjen e fondeve evropiane sipas planit. Qëllimi është që të gjitha ndryshimet të dërgohen jozyrtarisht në KE deri në mes të majit, pastaj të zhvillohen negociatat me Komisionin deri në mes të qershorit dhe të paraqitet zyrtarisht kërkesa për ndryshim deri në fund të qershorit.
"Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) i bëri thirrje ministrit rajonal Ivan Ivanov që menjëherë të shkarkojë nga detyrat kryetarin e Bordit të Agjencisë së Infrastrukturës Rrugore, inxh. Jordan Vëllçev. “Arsyet e kërkesës janë..
20 për qind reduktim i vdekjeve dhe 20 për qind reduktim i traumatizmit në rrugë. Këtë synim e bëri të ditur Grozdan Karaxhov pas përfundimit të takimit për sigurinë rrugore dhe luftën kundër aksidenteve në rrugë, të thirrur nga kryeministri Rosen..
Kriza e kuadrove në sektorin turistik ka arritur nivele kritike, dhe sipas të dhënave të ndryshme deri në 70% të objekteve turistike punojnë me staf të paplotësuar. Humbjet ekonomike nga potenciali turistik i parealizuar përllogariten në rreth 1..
"Vitet e fundit, organi kolektiv i Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) (Aleanca për të Drejtat dhe Liritë – APS – shënim redaktori) ka probleme..
Bullgarët, dhe veçanërisht të rinjtë, duhet ta kuptojnë se është e detyrueshme të kenë kontrata pune për të mbrojtur të drejtat e tyre të punës. Këtë e..
Të martën në vend do të mbizotërojë mot i vranët dhe vende-vende do të ketë reshje shiu, kryesisht në Bullgarinë Perëndimore. Do të fryjë erë e dobët..