Presidenti do t'ia dorëzojë GERB-SDS-së mandatin për formimin e qeverisë më 15 maj, tha presidenti Rumen Radev, pas vendosjes së luleve para Monumentit të Ushtarit të Panjohur për Ditën e Evropës.
Është logjike që me mandatin e parë të bëhen të gjitha përpjekjet për formimin e qeverisë, sepse atëherë probabiliteti është realisht më i madhi, komentoi Radev. Nëse ka një kabinet ekspertësh, pyetja e madhe është se kush do të qëndrojë me përgjegjësi politike pas tij dhe si ajo do të shpërndahet. Ka risk të madh për të pasur zgjedhje në shtator. Kjo do të thotë se Bullgaria do të humbasë vrullin e asaj që ka arritur deri më tani, se do të humbasim jo vetëm para, por edhe një mundësi për të përshpejtuar reformat për modernizim, theksoi Radev.Ministri i punëve të jashtme Georg Georgiev theksoi se Bullgaria me përpikëri do të ndjekë konsensusin e arritur evropian në lidhje me integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Georgiev theksoi se vendi ynë po vazhdon të zërë pozita të..
Borisllav Sarafov, ushtrues detyre i Prokurorit të Përgjithshëm, ka apeluar ndërprerjen e procedurës për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm nga Plenumi i Këshillit të Lartë Gjyqësor, njoftoi gazetarja e BNR, Sillvija Velikova. Plenumi i Këshillit të..
Bullgaria zbatoi plotësisht 7 nga gjithsej 28 rekomandime të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës (GRECO). Këtë theksohet në raportin e parë që vlerëson përputhjen e Sofjes me rekomandimet e lëshuara 3 vjet..
Deri në fund të shtatorit, Bullgaria do të marrë 8 avionë luftarakë F-16 Block 70, tha për televizionin Nova ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Dy..