“Muzika në vendin tonë është në rilindjen e saj” - thonë Grupi “4etno” dhe Treshja Vokale “Idepeja”, pasi u shfaqën në skenën bullgare me një kombinim inovativ të stileve muzikore të quajtur “Hapi i ri”.
Kënga ndërthur instrumente të shumta, tinguj të lidhur bukur dhe motive popullore, të cilat e bëjnë atë një pjesë muzikore universale dhe në të njëjtën kohë të paharrueshme. Tingujt e pianos ndërthuren me vokalin popullor, i cili nga ana tjetër çon në një solo të kitarës elektrike, dhe më pas - në zërin e butë të një prej drejtuesve të projektit muzikor - Viktorija Angellova. Krijuesit e rinj nga qyteti Ruse bëjnë një kërkesë të veçantë me këtë titull - për një lloj të ri të muzikës në vendin tonë.
“Muzika për ne nuk është thjesht jetë, është një domosdoshmëri, një konstante dhe një ëndërr. Është një privilegj i madh që kemi mundësinë të ndajmë këngën tonë debutuese me publikun dhe shpresojmë që me artin tonë do t’ia bëjmë dikujt ditën më të mirë”, – thekson Goce Velikov, i cili është në thelbin e këtij bashkimi të talenteve muzikore. Violinistja e grupit “4etno” Anna-Maria Tamahkjarova shton: “Kemi përgatitur edhe katër këngë të tjera, të cilat do t’i prezantojmë publikut shumë shpejt”.
Pas muzikës dhe tekstit janë Goce Velikov, Viktorija Angellova dhe pianistja e grupit “4etno” - Irina Atanasova.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Irina Fllorin është ndër këngëtaret bullgare me një ndjenje të theksuar moderniteti në të gjitha dimensionet e tij. Tendencat më aktuale përshkojnë muzikën e saj, me të cilën ajo vazhdon të jetë e pranishme prej vitesh në skenën bullgare...
"Ku është "shtëpia" ime?" është një pyetje, përgjigjja e së cilës duket logjike: “Aty ku kam lindur”. Por jeta e çdo një prej nesh mund të na bëjë të ndihemi njëlloj si në shtëpinë tonë në pjesë të ndryshme të botës. E tillë është rruga e pianistit..
Tre grupe të njohura evropiane do të jenë të ftuar specialë në Festivalin e 25-të të Muzikës Evropiane në Sofje. Festimet fillojnë më 12 mars dhe përfshijnë gjithsej 19 evente, të cilat do të mbahen në pranverë dhe vjeshtë. Programi i..
DEEP ZONE Project prezanton versionin e tyre të këngës së njohur të Milena Sllavova “E vërteta”, e cila shënoi muzikën bullgare në pragun e mijëvjeçarit..
Violinisti Svetlin Rusev – një nga instrumentistët më të shquar për momentin në mbarë botën, një artist karizmatik me një inteligjencë për t’u admiruar,..