Organizata Evropiane e Insultit ESO shënon 9 majin si Dita Evropiane e Ndërgjegjësimit për Goditjen në Tru. Kjo datë shënon përvjetorin e miratimit të Planit Evropian për Insultin Cerbral me horizont deri në vitin 2030.
Bullgaria kryeson në statistikat negative të Evropës për sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë nga goditje në tru. Sipas Eurostat, çdo i katërti bullgar është në rrezik nga një goditje në tru. Në vitin 2021 në vend regjistrohej një aksident cerebrovaskular çdo 12 minuta. Prandaj, në kuadër të fushatës kombëtare për “Jeta pas insultit” deri në fund të muajit maj, organizohen ekzaminime parandaluese plotësisht falas në një sërë qytetesh në të gjithë vendin për pacientët që kanë pësuar goditje në tru.
Proceset socio-politike në komunitetet bullgare në Shqipëri dhe Kosovë nga fillimi i shekullit të XIX-të deri në ditët e sotme dhe ndikimi që ato kanë në zhvillimin demografik dhe shpërndarjen territoriale të bashkatdhetarëve tanë në këto troje - kjo..
“Jam thellësisht i trishtuar nga ndarja nga jeta e Shenjtërisë së Tij – një mik i vërtetë i Bullgarisë dhe një simbol global i paqes, dhembshurisë dhe unitetit.” Kështu shkroi kryeministri Rosen Zheljazkov në rrjetin social X lidhur me lajmin për..
Ditën e dytë pas Pashkëve, fillon Java e Ndritshme. Quhet kështu për shkak të dritës që Ngjallja e Krishtit i sjell botës. Sipas traditës ortodokse, kjo është një kohë kur lavdërohen Apostujt e Shenjtë dhe Virgjëresha Mari. Java e Ndritshme përfundon..
Me një koncert të madh, nxënësit e Shkollës Bullgare të së Dielës “Pejo Javorov” në Bruksel do të shënojnë fundin e vitit shkollor dhe festën më..