Gjatë një diskutimi kushtuar hyrjes në Eurozonë, organizuar nga Këshilli Ekonomik dhe Social, Ministria e Financave njoftoi se ligji për adoptimin e euros do të përfundojë brenda një muaji. Në takim u parashtruan sfidat kryesore përpara hyrjes së Bullgarisë në eurozonë, duke përfshirë bindjen e njerëzve për përfitimet e adoptimit të euros, si dhe se çmimet nuk do të rriten. Pritet që të miratohen aktet e nevojshme ligjore që vendi ynë të jetë institucionalisht i gatshëm, si dhe të plotësohen kriteret për hyrjen në Eurozonë.
Në 15 vjet - nga 2005 deri në 2020, 75% e ekonomive bujqësore në vend janë zhdukur . Zvogëlimi është nga 500 000 në vitin 2005 në 132 000 deri në vitin 2020, njoftoi Prof. Dr. Bozhidar Ivanov - drejtor i Institutit të Ekonomisë Agrare, në kuadër..
Vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2024, Banka Kombëtare Bullgare nxori në qarkullim në vend rreth 11 milionë kartëmonedha të reja nga 100 leva. Nëse në fillim të vitit kishte më shumë se 131 milionë monedha në qarkullim, në fund të shtatorit ato ishin..
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari “ngriu” në nivelet e vitit të kaluar. Sipas të dhënave të Shoqatës Kombëtare të Pasurive të Paluajtshme, të cituara nga BTA, përjashtim bëjnë qytetet e mëdha, ku ka një rritje të numrit të transaksioneve...