Forcat ukrainase mundën dhe zmbrapsën një brigadë ruse pranë Bahmutit në Donbas, njoftoi agjencia ukrainase e lajmeve UNIAN. Humbje të rënda pësoi edhe një nga njësitë sulmuese të kompanisë ruse "Wagner". Vetë lideri i mercenarëve "Wagner", Evgeni Prigozhin, akuzoi në një video njësinë ushtarake ruse se kanë ikur nga pozicionet pranë Bahmutit, raportoi AFP.
Vendet e BE-së nisin të mërkurën diskutimin e paketës së 11-të të sanksioneve kundër Rusisë në Ukrainë. Sipas një dokumenti të parë nga AFP, Komisioni Evropian po propozon të ngrijë eksportin e teknologjisë së ndjeshme për 8 kompani kineze për dyshimet se po ia shesin atë Rusisë. BE-ja dëshiron të ndërpresë rieksportin nëpërmjet vendeve të treta në Rusi të teknologjive që mund të përdoren në fushën e betejës.
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, bëri thirrje për anulimin e kufizimeve të përkohshme evropiane për eksportet e grurit të Ukrainës në pesë vende, përfshirë Bullgarinë, të vendosura deri më 5 qershor. Të mërkurën dhe të enjten, një takim katërpalësh do të mbahet në Stamboll për të rinovuar eksportet e grurit nga Rusia dhe Ukraina, raportoi TASS.Në një operacion të Drejtorisë së Përgjithshme për Luftën kundër Krimit të Organizuar, më 6 shkurt u arrestuan tre bullgarë të cilët kanë marrë pjesë në një grup kriminal ndërkombëtar që ka vepruar në territorin e vendeve të Bashkimit Evropian. Në një..
Ideja e një tavani të rritjes së çmimeve për produktet ushqimore bazë nuk është diskutuar ende me partnerët në koalicionin qeverisës. Sipas kryeministrit Rosen Zheljazkov, ndërhyrja e drejtpërdrejtë e shtetit në tregun e mallrave bazë të konsumit është e..
Bullgaria pagoi 11% të fondeve në dispozicion sipas Planit të BE-së për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë. Kjo është më pak se 700 milionë euro për 4 vjet, shpjegoi në parlament zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev. Në fund të vitit 2023 u paraqit një..
Bullgaria zbatoi plotësisht 7 nga gjithsej 28 rekomandime të Grupit të Shteteve kundër Korrupsionit të Këshillit të Evropës (GRECO)...
Bullgaria pagoi 11% të fondeve në dispozicion sipas Planit të BE-së për Rimëkëmbjen dhe Qëndrueshmërinë. Kjo është më pak se 700 milionë euro për 4..
Për qeverinë e sapozgjedhur është e rëndësishme se çfarë buxhet do të propozojë dhe do të mbrojë dhe nëse arrin të mbledhë mbështetjen e parlamentit, si..