Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Operatorët celularë do të paguajnë gjoba të larta për tarifat e roaming-ut për thirrjet e urgjencës

Foto: BGNES

Sanksionet janë duke u vendosur për shkeljet e rregullores së re të roaming-ut, raportoi BNT. Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Ligjin për Komunikimet Elektronike, të cilat detyrojnë operatorët celularë të mos aplikojnë çmime me shumicë për shërbimin e thirrjeve emergjente në roaming. Në rast mosrespektimi të dispozitës, gjoba është nga 200 000 deri në 1 milion euro.

Në rast se klientët që e përdorin roaming-un nuk janë të informuar në mënyrë adekuate nga operatorët për mënyrat e aksesit në shërbimet e urgjencës në vendin e vizituar të BE-së, gjoba për ofruesit e shërbimeve është në shumën prej 5000 deri në 50 000 euro. Ndryshimet parashikojnë edhe futjen e sistemit BG-ALERT për mesazhe për të paralajmëruar popullatën për situata emergjente dhe fatkeqësish.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 qershorin

Natën , nga veriperëndimi do të depërtojë ajër i freskët me erë të moderuar. Në rajonet perëndimore, veriore dhe malore do të bjerë shi i shoqëruar me bubullima . Do të ketë kushte për breshër. Të shtunën , era do të orientohet nga..

botuar më 25-06-27 7.40.MD

Tubimi kufitar "Sllavçeto" mbledh bullgarë nga Bullgaria dhe Serbia

Më 28 qershor, të shtunën, në zonën e quajtur "Sllavçeto" në vetë vijën kufitare mes Serbisë dhe Bullgarisë, do të mbahet tubimi tradicional kufitar "Sllavçeto", njofton "Glaspress". Kjo veprimtari, që zhvillohet prej dekadash, mbledh bullgarë nga të..

botuar më 25-06-27 5.42.MD

Tendencë e re: Testi psikologjik pengon çdo të tretin kandidat për karrierë ushtarake

Brezi “Z” ka probleme serioze me përballimin e stresit. Këtë e tregojnë rezultatet e provimeve për kadetët në Universitetin Ushtarak Kombëtar “Vasill Levski” në Veliko Tërnovo, njofton korrespondentja e BNR, Zdravka Masljankova. Nëse deri tani..

botuar më 25-06-27 3.31.MD