Sot më 12 maj zyrtarisht hapet miniera “Spolluka” në qytetin Madan(Bullgaria Jugore) si një vend për turizmin minerar, njoftoi administrata komunale. Muzeu i Minierave Nëntokësore “Spolluka” është i vetmi i këtij lloji në Ballkan dhe tashmë do të jetë i disponueshëm për vizita turistike, duke paraqitur historinë e minierave në rajon. Galeritë e minierës “Spolluka” janë kthyer në një muze minierash nëntokësore në kuadër të një projekti të financuar nga programi i bashkëpunimit ndërkufitar Interreg V-A Greqi-Bullgari 2014-2020. Në kuadrin e projektit, u krye edhe rikonstruksioni i Sallës së Kristalit “Kristali i Rodopeve” në qytet. Për dy ditë, 12 dhe 13 maj, në qytetin minerar do të organizohen Ditët e Kristalit të Madanit, ku do të prezantohet një ekspozitë me koleksionet e kristaleve të nxjerra nga minierat e Madanit.
Ministri i energjisë Zheço Stankov foli në Uashington me Laura Lochman, ushtruese e detyrës së ndihmës sekretares amerikane të shtetit për energjinë. Ata kanë diskutuar ndërtimin e një korridori vertikal të gazit për të siguruar furnizime të ndryshme dhe të..
Bullgaria mbetet ndër vendet me nivele të larta të korrupsionit në sektorin publik, sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2024, të publikuar nga organizata joqeveritare “Transparency International”. Bullgaria me 43 pikë indeksi është në..
Ministri i Jashtëm Georg Georgiev u takua me kryemyftiun Dr. Mustafa Haxhi, njoftoi BTA. Georgiev theksoi rolin e rëndësishëm të liderëve të denominimeve fetare në Bullgari në ruajtjen e modelit unik të bashkëjetesës paqësore, tolerancës dhe unitetit në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..