Prokuroria e qytetit të Sofjes shpreh mospajtim me komentet e deritanishme në lidhje me shpërthimin që ndodhi pranë makinës së Prokurorit të Përgjithshëm Ivan Geshev, pasi procedurat paraprake janë në fazën fillestare dhe nuk është e mundur të arrihet deri në një konkluzion për atë që ndodhi më 1 maj.
Institucioni njofton se prokurorët mbikëqyrës nuk kanë lejuar persona që nuk kanë të drejtë të ndodhen në vendin e aksidentit. Gjithashtu prokurorët nuk kanë urdhëruar kryerjen e veprimeve hetimore me pjesëmarrjen e ekspertëve jashtë listës së gjykatës kompetente. Një ekip prej tre prokurorëve të Prokurorisë së qytetit të Sofjes po udhëheq hetimin, thuhet në një deklaratë të Prokurorisë së Shtetit. Sipas një dekreti të dalë dje, materialet për hetimin nuk mund të bëhen të ditura pa lejen e prokurorit mbikëqyrës.Mjekët e rinj nga nisma “E ardhmja në Bullgari” po protestojnë përsëri. Ata do të mblidhen pasdite para Ministrisë së Shëndetësisë, nga ku do të marshojnë përgjatë Bulevardit “Car Osvoboditell” deri në Sheshin “Orllov Most”. Demonstrata pritet të..
Po zhvillohen negociata për forcimin e mbrojtjes ajrore të Bullgarisë me mjete nga aleatët, bëri të ditur ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov gjatë një dëgjese në komisionin parlamentar për mbrojtje. “U ndërmorën masa parandaluese për forcimin e..
Kapaciteti i energjisë diellore për prodhimin e energjisë elektrike në Bullgari ka tejkaluar 4 gigavat (GW) gjatë vitit 2025. Kjo është e barabartë me katër reaktorë të mëdhenj bërthamorë, tha për BGNES dr. Maria Trifonova, pedagoge në Fakultetin..
Shoqata Kombëtare e Mbarështuesve të Deleve dhe Dhive kërkoi dorëheqjen e Ministrit të Bujqësisë Georgi Tahov dhe drejtorit të Agjencisë së Ushqimit..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 5 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 7°. Gjatë ditës, vranësirat mbi vend do të jenë të ndryshueshme;..
Tre lokomotiva të reja elektrike Siemens Smartron hyjnë në shërbim sot, 10 tetor, njoftoi Ministri i Transportit Grozdan Karaxhov. Dy prej tyre do të..