Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në mbarë botën: Folklori bullgar si pasion dhe frymëzim për bashkatdhetarët tanë australianë

7
Foto: Facebook/BulgariInMelbourne

“Mendoj se folklori bullgar është në gjakun tonë, ai është gjenetikisht i ngulitur tek ne” – kështu fillon biseda jonë me një bullgare atdhetare në fund të botës, e cila arrin të njohë breza të tërë bashkatdhetarësh me vallet dhe traditat tona popullore. Sonja Arabadxhieva ka dhjetë vjet që jeton dhe punon në qytetin australian të Melburnit. Ajo është themeluese dhe drejtuese e "Bullgarë" - ansambli më i madh kombëtar folklorik në rajonin e Paqësorit, me mbi 30 persona.

Rezulton se folklori është filli që lidh bashkësitë bullgare në këtë pjesë të botës me atdheun e largët. Nuk është rastësi që në çdo qytet të madh australian ka një grup folklorik lokal. Në Melburn kemi një grup tjetër – „Horo», në Brisbane është grupi «Zdravec», në Adelaide është „Kitka», në Perth është Vito Horo dhe në Sidnej ka «Ritmet Bullgare». Më vete, ne kemi "Trëndafilat bullgarë" në Zelandën e Re", thotë Sonia me krenari të pa fshehur. Ajo thotë se çdo provë me grupin e saj e mbush me energji të pabesueshme. Dhe shton:

Sonja Arabavhieva

“Mendoj se në këtë grup vijnë të gjithë njerëzit që kanë zemra të mëdha që e duan Bullgarinë. Mendoj se ne, në këtë grup, gjetëm motrat tona shpirtërore. Personat e grupit “Bullgarë” janë familja ime e dytë. Klima dhe marrëdhëniet miqësore që na lidhin janë unike. Dhe po, ne shpenzojmë kohë dhe para, dhe madje shumë, për të jetuar me folklorin bullgar në mbarë botën!”.

Së bashku me disa bashkatdhetarë të tjerë jashtë shtetit, në vitin 2019 Sonja organizoi Festivalin e Parë Gjithbullgar të shoqërive, shkollave dhe grupeve bullgare për folklorin vendas, i cili u mbajt në Melburn. Festivali mblodhi së bashku dhjetëra kërcimtarë bullgarë nga e gjithë Australia dhe Zelanda e Re në një skenë. Në vitin 2022, me rastin e 50-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Bullgarisë dhe Australisë, u zhvillua në Melburn edicioni i dytë i Festivalit Gjith-Bullgar. Ndërkohë Sonja dhe bashkëmendimtarët e saj nga “Bullgarë” nuk reshtin së shëtitjet nëpër kontinent dhe promovimin e atdheut të largët.

Jemi kaq të zënë, sa nuk mund ta imagjinoni! Ka muaj ku çdo fundjavë kemi një performancë. Këto janë katër të shtuna dhe të diela, ndonjëherë një e premte nëse jemi jashtë Melburnit. Fluturojmë, paguajmë hotele ose udhëtojmë për 8-10 orë me makinë, vetëm për të dalë në skenë dhe për t'i treguar shoqërisë multikulturore australiane vallet, kostumet, ritualet, zakonet tona të mrekullueshme, të bukura bullgare... Përveç kësaj, grupi folklorik "Bullgari merr pjesë çdo vit në Festivalin Kombëtar Multikulturor, i cili zhvillohet në kryeqytetin Kanbera. Në edicionin e sivjetshëm përsëri prezantuam Bullgarinë dhe kjo ndodhi të premten në mbrëmje në kohën më të ndjekur me një program 40-minutësh, pa u ndalur, në skenë rreth 30 veta, 10 prej tyre fëmijë”, tha në përfundim Sonja Arabaxhieva.

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Fotografi: Arkiv i Sonja Arabavhieva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ribarica pret një festival folklorik

Njohësit e folklorit bullgar u mblodhën në fundjavat e 20 dhe 21 korrikut në fshatin Teteven të Ribaricës për Festivalin e Tretë Kombëtar dhe edicionin e gjashtëmbëdhjetë të "Festivalit të zakoneve popullore dhe kostumit autentik" në zonën e..

botuar më 24-07-21 8.50.PD
Dimka Vlladimirova

Këngëtarja e muzikës popullore Dimka Vlladimirova u largua nga ne

Ajo ka lindur më 28 korrik 1935 në fshatin Bistrec të Stranxhës në Bullgarinë Verilindore. Në moshën 17-vjeçare mori pjesë në një konkurs në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore në Sofje, ku u miratua për korin “Filip Kutev”...

botuar më 24-07-12 3.36.MD

Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" po viziton Burgasin

Ekspozita "Paftat - një univers shenjash" e Muzeut Historik Rajonal në Ruse po viziton Burgasin. Në ekspozitën, e cila hapet në Muzeun Etnografik mund të shihen më shumë se tridhjetë shembuj të artit të argjendarisë. Paftat janë pjesë e veshjeve..

botuar më 24-07-03 6.10.PD