Gjithnjë e më shpesh, krijuesit bashkëkohorë u drejtohen këngëve të arta të muzikës bullgare për t’i transformuar ato në një mënyrë tjetër dhe për t’i paraqitur me një tingëllim të përditësuar. Ju ofrojmë një version të ri simfonik të këngës klasike “Një trëndafil bullgar”, e cila i solli këngëtares së paharrueshme Pasha Hristova çmimin “Orfeu i Artë” në vitin 1970.
Kjo këngë emblemë e Bullgarisë tani ngjitet në renditjen e Radios Kombëtare Bullgare (BNR) për muzikën bullgare pop dhe rok Top 20.
Një dëshmi e cilësive të këngës është se ndër vite ajo u përfshinte në repertorin e shumë yjeve muzikorë vendas dhe të huaj. Një formacion kolektiv nga projekti “Artistë që këndojnë” e incizoi versionin e ri. Ai është në aranzhim të muzikantit Georgi Miltijadov dhe u bë posaçërisht për koncertet e reja të formacionit në të cilin dëgjojmë zërat e këngëtarëve dhe aktorëve të preferuar të brezave të ndryshëm.
Në videon e këngës shihet edhe autori 95-vjeçar i tekstit, Najden Vëllçev. Muzikën e kompozoi Dimitër Vëllçev.
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..
Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR