Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim rriti parashikimet e saj për rritjen ekonomike të Bullgarisë në vitet 2023 dhe 2024, si dhe për rajonin e Evropës Juglindore. Rritja e ekonomisë bullgare pritet të jetë 1.3 për qind për vitin 2023 dhe 2.9 për qind për vitin 2024. Të dyja shifrat u rritën me 0.3 për qind nga parashikimet e mëparshme. Rritja e rajonit pritet të jetë 2.3 për qind në vitin 2023 dhe 3 për qind në vitin 2024.
Komisioni Evropian gjithashtu rriti pritjet e tij për rritjen ekonomike në Bullgari, por gjithashtu rriti inflacionin e pritshëm vjetor për vendin. Në parashikimin makroekonomik pranveror të komisionit shkruhet se Bullgaria deri në fund të vitit do të shënojë rritje të PBB-së prej 1.5 për qind. Në parashikimin e dimrit, rritja ishte 1.4 për qind.
Arsyeja e korrigjimit pozitiv është se Evropa u përballua më mirë me pasojat e luftës në Ukrainë. Rritja modeste e Bullgarisë është për faktin se bumi i eksporteve të vitit të kaluar nuk do të përsëritet në vitin 2023, për shkak të dobësimit të kërkesës së jashtme.
Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..