Asnjë prokuror i vetëm nuk është ndikuar dhe nuk do të ndikohet nga deklaratat e personave me poste të larta publike në marrjen e vendimeve. Asnjë prokuror i vetëm nga Prokuroria e Qytetit të Sofjes nuk do t'u nënshtrohet faktorëve të jashtëm, tha në një deklaratë Prokuroria e Kryeqytetit.
Organizata profesionale “Unioni i Gjyqtarëve” në Bullgari i bëri thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor që menjëherë të shkarkojë nga detyra Prokurorin e Përgjithshëm Ivan Geshev, zëvendësin e tij Borisllav Sarafov dhe nënkryetarin e Shërbimit Hetimor Kombëtar Jasen Todorov. Shoqata e Gjyqtarëve thekson se kjo do të sigurojë një hetim objektiv dhe të plotë të fakteve dhe rrethanave të procedurës tashmë të nisur për shkarkimin e tyre të parakohshëm. Unioni u bën thirrje të gjithë anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor që menjëherë të japin dorëheqje, sepse ata janë përgjegjës për emërimin e Geshevit, Sarafovit dhe Todorovit.Shoferët duhet të ngasin me një shpejtësi maksimale prej 130 km/orë në autostrada - dhjetë më pak se shpejtësia aktuale e lejuar, vendosën deputetët e Komisionit parlamentar për Transportin, duke miratuar ndryshimet në Ligjin për Trafikun Rrugor në..
Nxënësja bullgare e klasës së njëmbëdhjetë, Aleksandra Atanasova, është mes 27 fituesve të konkursit të 18-të evropian të përkthimit për nxënësit e shkollave të mesme Juvenes Translatores, organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme për Përkthime me Shkrim..
Ditën e enjte vranësirat do të rriten dhe do të fillojnë reshje kryesisht nga shiu. Do të fryjë erë mesatare, në Rrafshinën e Danubit dhe në pjesën perëndimore të Ultësirës së Trakisë së Epërme erë të fort dhe të furishme..
Palombarë anëtarë të Shoqatës Jofitimprurëse "Miqtë e Detit - Burgas" përshkruan dhe shënuan në një hartë vendet më interesante dhe më të vizituara..
Rehabilitimi i plotë i rrjetit rrugor, duke përfshirë të gjitha seksionet e komprometuara, do të kushtonte rreth 35 miliardë leva (rreth 17.5 mlrd..