Garantimi i të drejtave të njeriut nuk mund të bazohet vetëm në dokumente. Çdo përpjekje për t'i shkelur ato duhet të përballet me një qëndrim të vendosur dhe veprime të forta, tha Nënpresidentja Ilijana Jotova, e cila mori pjesë në një takim të Këshillit të Evropës në Rejkjavik. Udhëheqësit e 46 vendeve ndodhen në kryeqytetin islandez për të riafirmuar unitetin e Këshillit të Evropës rreth vlerave të përbashkëta mbi të cilat është ndërtuar organizata - demokracia, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut.
“Evropa jeton nga kriza në krizë. Kjo shkakton shtresim edhe më të madh në shoqëri, pabarazitë po rriten, njerëzit gjithnjë e më shumë po kundërshtojnë njëri-tjetrin”, theksoi Jotova. Ajo i njohu pjesëmarrësit e forumit me shkeljen sistematike të të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut.Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov mori pjesë në takimin e ministrave të mbrojtjes të vendeve të grupit B9, të kryesuar nga Rumania dhe Polonia. Forumi zhvillohet në Bukuresht. Ministri Zaprjanov foli të martën në mbrëmje me homologun e tij..
Vizita e presidentes së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska është me rastin e një ngjarjeje kulturore - vizita e Operës dhe Baletit Kombëtar të Maqedonisë së Veriut në Sofje dhe nuk ka karakter të vizitës shtetërore, zyrtare apo pune. “ Në..
Me një festival gjashtëditor të zanateve në Veliko Tërnovo , nisin festimet me rastin e 116 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë , të cilën e festojmë më 22 shtator, njoftoi korrespondentja e BNR, Zdravka Masljankova. Më shumë..
Sot ministri i punëve të jashtme Ivan Kondov dhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i SHBA-së në Bullgari Kenneth Merten diskutuan në një..
Me një festival gjashtëditor të zanateve në Veliko Tërnovo , nisin festimet me rastin e 116 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Bullgarisë..
Ekaterina Zaharieva, e nominuar nga GERB-SDS për Komisionere Evropiane nga Bullgaria, merr portofolin e startup-eve, kërkimeve shkencore dhe inovacionet...