Është për të ardhur keq dhe nuk kam menduar që në një vend anëtar të BE-së, duhet të kthehemi dhjetëra vjet mbrapa dhe të luftojmë përsëri për pavarësi, tha para gazetarëve kryetarja e Gjykatës së Lartë të Kasacionit Galina Zaharova para fillimit të seancës plenare të Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Propozimi i gjashtë kolegëve për lirimin e parakohshëm të prokurorit të përgjithshëm na vë në fillim të procedurës dhe kjo mundësi ligjore është formuluar jashtëzakonisht shkurt, shtoi Zaharova. Të gjithë anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor duhet të distancohen maksimalisht, në mënyrë që të marrim një vendim që do ta konfirmojë të vërtetën në masën maksimale dhe do të përpiqemi të parandalojmë krizën aktuale, e cila mund të thellohet, tha Zaharova.
Prokurori i Përgjithshëm iu bashkua seancës plenare online dhe njoftoi se po del me leje për arsye personale.
Siguria kibernetike dhe përfshirja e Bullgarisë në programin amerikan për heqjen e vizave janë dy prioritete të qeverisë, të lidhura drejtpërdrejt me Drejtorinë kryesore për Luftën kundër Krimit të Organizuar, tha ministri i brendshëm Daniell Mitov gjatë..
Konsumatorët bullgarë detyrohen të paguajnë çmime të pajustifikueshme të larta për mallrat bazë dhe në të njëjtën kohë dëmtohen prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit. Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari dhe Shoqata Kombëtare e Përpunuesve të..
Pak më shumë se 110 milionë euro do të kushtojë riparimi urgjent i aeroportit “Graf Ignatievo”. Kontratat për riparimet janë me katër kompani, të cilat Ministria e Mbrojtjes i shpalli publikisht. Sipas ministrit të mbrojtjes Atanas Zaprjanov, vonesa në..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..