Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Lufta në Ukrainë mund të shkaktojë procese destabilizimi në Ballkan

Foto: BTA

Konektiviteti rajonal, lëvizshmëria ushtarake dhe kërcënimet e mundshme për rajonin janë temat që mblodhën në Sofje shefat e mbrojtjes nga vendet e Ballkanit.

Në fjalimin e tij në hapjen e konferencës së 16-të vjetore të shefave të mbrojtjes nga Evropa Juglindore, presidenti Rumen Radev theksoi se arkitektura e sigurisë e ndërtuar me dekada në Evropë po rrënohet dhe kjo mund të shkaktojë procese destabilizimi, veçanërisht në rajoni që është ngjitur me luftën në Ukrainë.

Prandaj, Radev i bëri thirrje forumit që të transmetojë një mesazh se Ballkani është zonë e sigurisë dhe stabilitetit. Presidenti shtoi se po bëhen përpjekje për sigurinë energjetike dhe konektivitetin, lidhjen transportuese dhe sigurinë kibernetike.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

40% e bullgarëve do të dhuronin organet e tyre pas vdekjes

Dhurimi i organeve miratohet nga 62% e bullgarëve, 18% nuk ​​e miratojnë dhe 20% nuk ​​mund të gjykojnë. Këtë e tregojnë të dhënat e paraqitura në një sondazh përfaqësues kombëtar të Agjencisë “Trend” për Agjencinë Ekzekutive të Mbikëqyrjes Mjekësore..

botuar më 25-04-05 2.05.MD

Parashikimi i motit për 5 prillin

Ditën e shtunë vranësira do të jetë e ndryshueshme, pas mesditës - shpeshherë e konsiderueshme dhe me reshje shiu. Në shumë vende do të ketë reshje shiu, në disa zona dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi..

botuar më 25-04-04 7.40.MD

21 vjet nga tragjedia në lumin Lim me 12 fëmijë të vdekur bullgarë

Sot mbushet 21 vjet nga tragjedisa në lumin Lim në kufirin mes Serbisë dhe Malit të Zi, ku humbën jetën 12 fëmijë bullgarë. Më 4 prill 2004, një grup prej 34 nxënësish dhe 16 të rrituri nga Svishtov po ktheheshin nga një ekskursion në Dubrovnik, kur..

botuar më 25-04-04 6.53.MD