Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prokurori i përgjithshëm Ivan Geshev nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen

Foto: BTA

Prokurori i përgjithshëm Ivan Geshev tha se do të kërkojë largimin e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, të cilët, sipas tij, u përpoqën të bënin grusht shtetin në sistemin gjyqësor. Në një konferencë për mediat, Geshev tha se do të prezantojë informacionet që ka, por në një mbledhje të mbyllur të Këshillit të Lartë Gjyqësor për të “ruajtur prestigjin e gjyqësorit”. Më herët gjatë ditës së sotme, Geshev i dha shpjegime një prokurori mbikëqyrës në Prokurorinë e qytetit të Sofjes në rrjedhën e një hetimi bazuar në një raport të paraqitur kundër tij nga Borisllav Sarafov. Denoncimet ndaj tij Geshev i cilësoi si sulm ndaj shtetit dhe funksionimit normal të tij dhe theksoi se plotfuqia e kryeprokurorit është mit, si dhe fakti që prokuroria bullgare ruan dhe mbron dikë. Geshev shtoi se pas atentatit kundër tij, ai u bë objektiv i një sulmi mediatik dhe u vu në një situatë për të shpjeguar pse nuk u vra. Ivan Geshev theksoi se nuk mund të ketë shkelur detyrat e tij zyrtare, pasi ditët pas sulmit ishte në një udhëtim pune, ndërsa funksionet e kryeprokurorit i kryente zëvendësi i tij Borisllav Sarafov. Geshev gjithashtu tha se ai kurrë nuk kishte ndërmend të jepte dorëheqjen dhe veprimet kundër tij janë sulm ndaj sistemit gjyqësor bullgar.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 29 nëntorin 2024

Gjatë natës , vranësirat do të lëvizin me shpejtësi nga perëndimi. Të premten në vend do të mbizotërojë mot i vranët. Që para mesditës në Bullgarinë Perëndimore do të fillojë të bjerë shi, ndërsa në malet mbi 1600 m do të bjerë borë. Era do..

botuar më 24-11-28 7.35.MD
Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov

PP kërkoi dorëheqjen e dy deputetëve të cilët nuk e mbështetën kandidaturën e Sillvi Kirillovit

“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..

botuar më 24-11-28 6.36.MD

Përpjekja e shtatë e pasuksesshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Popullor

Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor. Pas disa pauzave dhe rivotimit të kandidaturës së deputetit më të moshuar, Sillvi Kirillov nga..

botuar më 24-11-28 4.34.MD