Bianka Bellova njihet si një nga shkrimtaret bashkëkohore çeke më të suksesshme dhe më të lexuara, ndërsa ajo vetë është krenare për origjinën e saj bullgare dhe thotë se çdo lexues do të zbulojë një copëz bullgare në romanet e saj.
Shumë autorë çekë janë botuar në Bullgari, duke përfshirë romanet e Bianka Bellovës. Tre prej tyre u përkthyen dhe u botuan në më pak se 5 vjet. Në vitin 2018 në vendin tonë u botua “Liqeni”, për të cilin ajo u vlerësua me çmimin më prestigjioz letrar të Republikës Çeke – Magnesia litera në kategorinë “Libri i Vitit” /2017/. Vepra e saj fitoi edhe Çmimin e Bashkimit Evropian për Letërsinë.
Në fillim të majit, Bianka ishte në Bullgari për të prezantuar romanin e saj të fundit "Ishulli" dhe për të takuar lexuesit bullgarë në Plovdiv dhe Sofje. “Romanet e Bianka Bellovës shkojnë përtej kuptimit konkret. Ato nuk janë njëdimensionale, por na çojnë drejt historive të njohura klasike”- thotë për punën e saj prof.as.bohemiane Ani Burova.
“Në fakt, unë shkruaj vetëm çekisht, bullgarishtja ime nuk është perfekte. Nuk e mendoja se romanet e mia do të përktheheshin në bullgarisht, por botuesit u interesuan dhe kërkuan që veprat e mia artistike të ishin në portofolin e tyre”, tha Bianka Bellova dhe shtoi:
“Unë jam nga Kërxhali, familja ime është nga Rodopet dhe një pjesë të madhe të fëmijërisë time e kam kaluar atje. Është një vend magjik. Kam shumë kujtime sentimentale, nostalgjike, të cilave u rikthehem gjithnjë e më shumë me kalimin e kohës. Këto janë kujtimet e fëmijërisë sime, shumë të pafajshme dhe të pastra, nga koha kur nuk kishim fare probleme. Më kujtohet shtëpia e vjetër e stërgjyshes kur zgjohesha në mëngjes nga zhurma e zileve të lopëve që shkonin për te lumi. Pas kësaj, gjyshja ime bënte petulla Rodope me reçel luleshtrydhesh të egra. Ne fëmijët shkonim telumi gjatë ditës dhe ndiznim zjarr. Meqë ra fjala, unë kam lindur në Pragë. Ende një student babai im, Beço Beçev, në vitin 1963 u nis drejt këtij vendi.Në Pragë ka një komunitet bullgar dhe së bashku festojmë çdo vit Trifon Zarezan. Vëllai im është shumë i interesuar për traditat bullgare. Quhet Georgi Beçev, luan muzikë, këndon dhe bën organizime që kanë të bëjnë me atdheun. Ka një dyqan me punime leshi në qendrën historike të Pragës, ku importon batanije Rodope, qilima nga Çiprovci dhe punime tradicionale prej leshi në përgjithësi. Çekët kanë interes të madh për këto gjëra. Mendoj se çekët na duan shumë ne bullgarët, ata na njohin mirë sepse ka shumë turistë çekë që vijnë për të kaluar pushimet në vendin tonë. Unë shoh që kanë kujtime të mira nga Bullgaria dhe emrin e vendit e lidhin vetëm me përvoja të këndshme.”
Tani, gjatë vizitës së saj në vendin tonë, Bianka përsëri gjeti kohë për të vizituar të afërmit e saj në Kërxhali, si dhe për të eksploruar gjithë Plovdivin dhe për të takuar lexuesit atje. Ajo është shprehur e kënaqur edhe me qëndrimin e saj në Sofje, ku përveç njerëzve të lidhur me kulturën çeke dhe përkthimin, pati mundësinë të takohet dhe të bisedojë me shkrimtarin e saj të preferuar bullgar Georgi Gospodinov, i cili së fundmi u nominua për çmimin më prestigjioz ndërkombëtar - "Booker" dhe e fitoi, për romanin e tij "Strehim kohe".
“Për momentin jam duke lexuar Georgi Gospodinov, më pëlqejnë shumë romanet e tij. Më bën për vete me faktin që është shumë emocional, sentimental dhe mendoj se e frymëzojnë tema të ngjashme, të cilat më frymëzojnë edhe mua dhe janë të përfshira në punën time. Këto janë fëmijëria dhe historitë që kemi dëgjuar nga njerëz të afërt dhe të njohur që kanë lënë gjurmë tek ne”.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: BTA, Gergana MançevaPothuajse çdo fëmijë ka dëshirën dhe aftësinë për të vizatuar. Sa i përket talentit, ndonjëherë duhen vite që ai të vihet re dhe të vlerësohet. Sidomos nëse ndodh që të rritesh në Bullgari në agimin e demokracisë. E tillë është historia e bashkatdhetares..
Kurioziteti për botën përreth nesh dhe një dëshirë e pandërprerë për të ecur përpara dhe për të kuptuar se çfarë fshihet pas çdo hapi të ri dhe përparimi në shkencë - ky është filli kryesor i përparimit për një shkencëtar shumë të ri në Bullgari...
Si në shumë vende të tjera nëpër botë, edhe në Shqipëri gjuha bullgare studiohet në mënyrë akademike. Lektorati jonë është pjesë e Departamentit të Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës dhe prej disa..
"Dy ditët më të rëndësishme në jetë janë dita kur keni lindur dhe dita kur e zbuloni pse." Ky është një mendim që i atribuohet shkrimtarit të famshëm Mark..