11 emigrantë të paligjshëm nga Siria u arrestuan pranë lagjes Vlladaja të Sofjes pas një ndjekjeje policore natën e 24 majit. U ndaluan edhe dy serbë - një shofer dhe shoqëruesi i tij, të cilët po ngisnin një furgon në të cilin ndodheshin emigrantët.
Trafikantët nuk pranuan të ndalonin në sinjalin e policisë dhe filloi një ndjekje. Pak më vonë, dy serbët ndaluan dhe lanë automjetin, duke braktisur mërgimtarët, të cilët ishin pa dokumente identiteti.Pas një kërkimi të shkurtër, policia i ndaloi të dy serbët. Për rastin nisi procedura paraprake. Refugjatët pretendojnë se janë nga Siria.
Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..