Delegacionet bullgare dhe maqedonase vendosën bashkërisht kurora me lule para pllakave bullgare dhe maqedonase në bazilikën “Santa Maria Maggiore”. Në tempull, sipas vullnetit të Papa Adrianit II, në vitin 868, u shenjtëruan përkthimet e ungjijve të bëra nga Vëllezërit e Shenjtë Konstandin-Kirill Filozofi dhe Metodij. Apostujt e Shenjtë Kirill dhe Metodij banuan në manastirin pranë bazilikës “Santa Praksede” gjatë qëndrimit të tyre në Romë. Pas vendosjes së kurorave, dy kryetarët e parlamenteve, Rosen Zheljazkov dhe Talat Xhaferi, bënë një deklaratë të përbashkët.

“Në këtë festë të bukur arritëm që bashkërisht t’u bëjmë homazhe dhe të vendosim lule mësuesve tanë të parë Kirill dhe Metodij dhe në këtë mënyrë të tregojmë se si na lidh e kaluara e përbashkët, por edhe si do të na lidhë edhe e ardhmja e përbashkët. Kjo ishte simbolika e ditës së sotme dhe më vjen shumë mirë që kolegu im Xhaferi e bëri shumë miqësore dhe përzemërsisht këtë shenjë, të cilën e bëmë edhe ne”, tha Zheljazkov.
I pyetur nga gazetarët e pranishëm se kur Shkupi do t’i përfshijë bullgarët në Kushtetutën e Maqedonisë, Talat Xhaferi nuk pranoi të përgjigjet.
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..