Kompania saudite “Tawal” është në proces blerjeje 100% të infrastrukturës pasive të rrjeteve celulare të Kompanisë Bullgare të Telekomunikacioneve (BTK), të cilat janë në pronësi të “United Group.” Kjo u bë e qartë pas një takimi të ministrit të ekonomisë dhe industrisë, Nikolla Stojanov, dhe Mohammad Alhakbani, drejtorit ekzekutiv të "Tawal". Kompania është një degë e telekomit saudit STC. Ky do të jetë investimi më i madh saudit prej 1.2 miliardë euro në Bullgari, njoftoi ministria.
Më 20 prill, “Tawal” dhe “United Group” nënshkruan një marrëveshje për të blerë infrastrukturën pasive të BTK. “United Group” i shet “Tawal” 100% të infrastrukturës pasive të rrjetit celular në Bullgari, Kroaci dhe Slloveni. 60% e aseteve të blera sipas marrëveshjes janë në Bullgari.
Ka filluar modernizimi i bazës prodhuese të ndërmarrjes së vetme shtetërore të përpunimit të qumështit “LB Bulgaricum” në Vidin, siç ishte premtuar nga pushtetarët. Renovimi i bazës prodhuese do të kryhet në faza, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në..
Dorëzimi i parë i gazit natyror në Bullgari u bë sot përmes terminalit të ri në qytetin grek Aleksandrupolis. Funksionimi komercial i objektit është fakt që prej 1 tetorit të këtij viti dhe vendi ynë është pronar i 20% të projektit, i cili..
Më 1 tetor në Burgas hapet zyrtarisht uzina e parë bullgare për automobila të blinduar të kompanisë International Armored Group (IAG). Në bazë, të vendosur në një sipërfaqe prej 150 mijë metrash katrorë, do të prodhohen pajisje mbrojtëse bullgare..