Më shumë se 2 shekuj më parë, mijëra bullgarë, në kërkim të shpëtimit nga sundimi osman, u shpërngulën në Moldavi dhe pasardhësit e tyre edhe sot e kësaj dite ruajnë me fanatizëm gjuhën, traditat, kulturën bullgare, madje edhe recetat e kuzhinës bullgare. Sipas statistikave zyrtare, në Moldavi ka rreth 80 mijë bullgarë. Përafërsisht gjysma e tyre jetojnë në rajonin e Taraklisë, tha për Miglena Ivanovën dhe Radio Bulgarinë Georgi Barbarov, kryetar i komunës bullgare në Republikën e Moldavisë. Aktiviteti i kësaj organizate mbulon të gjithë bullgarët në territorin e vendit, gjatë vitittë fundit edhe bullgarët etnikë - refugjatë nga Ukraina të cilët kanë kërkuan strehim në tokën moldave.
“Moldavia kufizohet me Ukrainën, ndërsa bullgarët jetojnë në mënyrë kompakte në kufirin midis dy vendeve. Prandaj, refugjatët e parë erdhën natyrshëm te bullgarët në Moldavi - thotë Georgi Barbarov dhe tregon se si lufta në Ukrainë reflekton mbi komunitetin bullgar në Moldavi. – Ashtu si bullgarët e Ukrainës në rajonin e Odesës, ashtu edhe ne jemi bullgarë të Besarabisë. Stërgjyshërit tanë kanë shkuar në Besarabi, e cila ishte pjesë e Rusisë, pak a shumë nga të njëjtat rajone. Refugjatët e parë nga Ukraina erdhën tek ne në fund të shkurtit. Shumë prej tyre tashmë janë larguar, janë kthyer nga kanë ardhur, por ka edhe nga ata që kanë qëndruar në rajonin e Taraklisë me të afërmit, miqtë e tyre...”.
Georgi Barbarov është në krye të komunës bullgare në Republikën e Moldavisë që nga fundi i dhjetorit të vitit 2022. Ai vë në dukje se ndër qëllimet dhe detyrat e kësaj komune janë ruajtja e kulturës, zakoneve dhe traditave popullore bullgare, mësimi i gjuhës bullgare, ofrimi i ndihmës për të moshuarit dhe njerëzit me aftësi të kufizuara, por edhe miratimi i politikave shtetërore në lidhje me punën me pakicat etnike në vend, ndërsa në lidhje me të ardhmen – të ketë një përfaqësues në parlament për të mbrojtur interesat e bullgarëve në Moldavi:
“Moldavia është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Dhe çdo vend që aspiron anëtarësimin duhet të sinkronizojë ligjet e tij me kërkesat evropiane. Në Rumani, për shembull, ka rreth 12000 bullgarë të Banatit që kanë jetuar atje për më shumë se 300 vjet. Ata kanë të drejtë të zgjedhin deputetin e tyre nga radhët e bullgarëve. Ne ishim për vizitë te zoti Georgi Nakov, i cili tashmë po bën mandatin e tij të dytë si deputet dhe mbron interesat e bullgarëve në parlamentin rumun. Në Hungari ka vetëm 6000 bullgarë, por ata kanë përfaqësuesit e tyre në strukturat e vetëqeverisjes lokale - një përfaqësues që mbron interesat e tyre. Ai nuk është deputet, por ka të drejtë të dëgjojë, t'u paraqesë bullgarëve të gjitha dokumentet që miratohen në bashkinë përkatëse, që ta dinë se për çfarë bëhet fjalë, pasi gjuha e vendit nuk ka asgjë të përbashkët me bullgarishten”.
Ndër problemet serioze që shqetësojnë pakicën bullgare në Moldavi është bariera e gjuhës - kërkesa për të folur rumanisht, thekson Georgi Barbarov.
“Dallimi midis bullgarishtes dhe rusishtes është një gjë, dhe midis bullgarishtes dhe rumanishtes (gjuha zyrtare në Moldavi) është krejt tjetër. Bullgarishtja dhe rumanishtja i përkasin grupeve të ndryshme gjuhësore dhe një person që nuk di rumanisht nuk mund të jetë konkurrent për një vend pune, p.sh. E njëjta gjë vlen edhe për arsimin. Për të gjetur një punë, një person duhet t'i nënshtrohet përgatitjes paraprake. Kur kjo përgatitje bëhet në rumanisht dhe personi përkatës nuk e di këtë gjuhë, sigurisht që nuk arrihet asgjë.
Georgi Barbarov thekson se pavarësisht nga ndryshimet e vazhdueshme të qeverive në Bullgari gjatë viteve të fundit, komuniteti bullgar në Moldavi nuk mbetet i harruar. Me mbështetjen financiare të Bullgarisë ofrohet ndihmë materiale për bullgarët etnikë në nevojë, ku i kushtohet rëndësi edhe adoleshentëve. Në muajin prill u zhvillua Olimpiada e Gjuhës Bullgare dhe fituesja do të shkojë për të studiuar në Bullgari. Olimpiada u organizua nga Ministria e Arsimit e Moldavisë me mbështetjen e Ambasadës Bullgare në Kishinau.
Përgatiti në shqip: Kostandina Bello
Foto: Facebook / Българска община в Република Молдова (Komuna Bullgare në Republikën e Moldavisë )Një pemë e Krishtlindjeve me dekorime bullgare është vendosur në një vend qendror në Muzeun e Industrisë në Çikago. Për të pestin vit radhazi, bashkatdhetarët nga qyteti amerikan bënë dekorimin luksoz të pemës bullgare të Krishtlindjes me mbi 30 mijë drita..
Në vitin 2023 në Shqipëri u zhvillua regjistrimi i parë i popullsisë pas njohjes zyrtare të pakicës kombëtare bullgare në vitin 2017, sipas të cilit 7057 persona janë vetëdeklaruar bullgarë. Në Shqipëri ka mbi 7 mijë bullgarë “Dy javë më parë,..
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..