Sot është festa kishtare Ngritja e Zotit në Qiell – ose “Dita e Spasit”. Ajo gjithmonë festohet ditën e enjte pas ditës së 40-të pas Pashkëve. Sipas Dhiatës së Re 40 ditë pas ringjalljes së vet Jisu Krishti ka mbetur në tokë, që të predikojë mësimet e veta dhe të bisedojë me apostujt. Këtë ditë buzë malit të Eleonit Krishti është ngritur në qiell. Festa quhet gjithashtu “Dita e Spasit”, sepse me ngritjen e Krishtit në qiell kryhet akti i shpëtimit të njeriut, kurse “Spas” është lidhur me fjalën “spasitell” në bullgarisht. Në kalendarin popullor “Dita e Spasit” është lidhur me kultin ndaj të vdekurve dhe sipas besimit këtë ditë kthehen shpirtrat e të vdekurve.
Më shumë hollësi për besimet popullore, traditat dhe zakonet në Ditën e Spasit mund të lexoni KËTU.E Marta e Madhe është një ditë për mësime dhe udhëzime morale përfundimtare. Në këtë ditë, priftërinjtë dhe hebrenjtë dëgjojnë fjalët udhëzuese të Birit të Perëndisë në tempull për herë të fundit. Atje, Jezu Krishti jep një shembull se si të jemi..
Java e Madhe ose java e pësimit të Zotit Jezu Krisht është e fundit para Pashkëve. Kjo javë është gjithashtu më e rrepta në fund të Kreshmës së Madhe të gjatë, e cila i përgatit besimtarët për Ngjalljen e Krishtit. Fillon pas së dielës në të cilën të..
Me aromë pranvere dhe me pritjen për Ringjalljen e madhe të Krishtit, Dita e Dafinave (Cvetnica) është një nga festat më të dashura në Bullgari. Që në mëngjes herët, njerëzit mbushin kishat për të nderuar këtë ditë të shenjtë dhe për të ndarë gëzimin e..