MIA D., ose Maria Dimova, është një këngëtare e re e talentuar bullgare që ndërthur folklorin bullgar me një tingull modern. Kanë kaluar gati dy vjet nga shfaqja e eksperimentit të fundit muzikor të MIA D., por ajo nuk ka reshtur së krijuari. Këngëtarja i është përkushtuar kompozimit të muzikës së re dhe po përgatitet për hapin e radhës në rrugën e saj profesionale, të cilën e bën me këngën e re “Duhej”.
“Duhej” është momenti kur i lejova vetes të jem e sinqertë dhe e pastër në shprehjen e emocioneve të mia. Ky është momenti kur ia lejova vetes të tregoja se isha e prekshme dhe e pambrojtur. Gjithçka që nuk mund të them e kam kënduar”, ndan MIA D. për këngën e saj.
Me këtë projekt, ajo bën një kthesë të fortë nga stili i projekteve të saj të mëparshme solo. "Duhej" është një këngë emocionuese me vokal kadifeje, tekst të bukur dhe një tingull modern R&B. Në krijimin e muzikës dhe tekstit, MIA D. ka bashkëpunuar me Alex & Dessy (Aleksandër Hristov dhe Desisllava Georgieva), me të cilët këngëtarja është jo vetëm një kolege, por edhe një shoqe shumë e mirë.
Përveç audios, kënga debutoi edhe me një videoklip i cili rikrijon në mënyrë perfekte ndjenjat dhe mesazhet në "Duhej".
“Gjatë xhirimeve i përjetova përsëri të gjitha emocionet që më bënë ta krijoja këngën. Nuk kisha nevojë të luaja role. Unë isha 100 për qind vetëvetja”, tha këngëtarja.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Muzikanti legjendar i rock-ut dhe vokalist i “Rainbow” dhe “Deep Purple” Joe Lynn Turner zgjodhi yllin tonë të muzikës pop Maria Ilieva si partnere në duet në këngën e tij të fundit. Në këngën “Përgjithmonë”, si kompliment për publikun bullgar, ka një..
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Duke i qëndruar besnike stilit të saj të butë dhe elegant, këngëtarja Bellosllava arrin gjithmonë të na befasojë. “Të pëlqej” titullohet kënga e saj më e re,..