Politikanët e koalicionit "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) janë regjistruar gjatë takimeve të punës dhe këshillave drejtuese në parlament dhe në selinë e partisë. Kështu ka bërë të ditur bashkëkryetari i PP-së Kirill Petkov. Regjistrimet janë planifikuar nga shërbimet. Autori është deputeti i PP-së dhe ish-ministër i sportit Radostin Vasilev. Motivi është refuzimi i PP-së për ta propozuar sërish për ministër, pohon Petkov. Bashkëkryetari i PP-DB-së deklaroi se "shteti i thellë" është i përfshirë në manipulim sepse shefat e shërbimeve kanë frikë se do të zëvendësohen nga qeveria e ardhshme e PP-DB.
Petkov nuk i është përgjigjur pyetjes se nga i ka marrë informacionet për regjistrimet, por ka komentuar se i duket e çuditshme që presidenti Rumen Radev ende nuk e ka njoftuar se kur do të jepet mandati i dytë për formimin e qeverisë.Nga data 7 deri më 20 korrik, Forcat Detare të Bullgarisë po zhvillojnë stërvitjen e 29-të Kombëtare Detare me pjesëmarrje ndërkombëtare “BRIZ 2025”, njoftoi shtabi i Forcave Detare. Stërvitja zhvillohet në ujërat territoriale dhe zonën ekskluzive..
Efekti negativ për Bullgarinë pas vendosjes së mundshme nga SHBA-të të një tarife prej 25% për mallrat nga BE do të arrijë në 678 milionë dollarë. Si pasojë, eksporti i përgjithshëm i vendit do të ulet me 0.49% në baza vjetore krahasuar me vlerat e..
"Tango Classic" është emri i projektit më të ri dhe mahnitës të Filarmonisë së Plevenit, me virtuozët instrumentistë Vesko Eshkenazi (violinë) dhe Stojan Karaivanov (bandoneon). Së bashku me muzikantët e Filarmonisë së Plevenit, ata do t’i çojnë..
Zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov hapi ekspozitën “Nëpër valët e Detit të Zi ndër shekuj” në sallën “Ségur” në selinë qendrore të UNESCO-s në..
Bullgaria vlerëson lart përpjekjet e vazhdueshme të Katarit për ndërprerjen e veprimeve ushtarake në Lindjen e Mesme dhe për gjetjen e një zgjidhjeje të..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 18 deri në 25°C. Në Sofje pritet 19°C. Gjatë ditës do të mbetet me diell dhe shumë nxehtë. Pasdite..