Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në parlament se çfarëdo të dhënash të bëhen publike, nuk do të ndikojnë në formimin e një qeverie të rregullt me "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB). Sipas Borisovit, bashkëkryetari i PP-së Kirill Petkov nuk është dashur të komentojë regjistrimet e bëra ilegalisht dhe qëllimi i një skandali tjetër është të pengojë formimin e qeverisë.
Kryetari i partisë “Vëzrazhdane”, Kostadin Kostadinov, me një deklaratë parlamentare, akuzoi kryesinë e PP-DB-së për tradhti dhe kërkoi zgjedhje të reja.
Valët e detit kanë nxjerrë në breg mazut, i cili është lëshuar nga një anije në ujërat e Varnës(Bullgaria Verilindore) mëngjesin e 31 marsit. Ndotja ka qenë lokale dhe është grumbulluar me sukses. Duke folur për Televizionin Kombëtar Bullgar..
Dita Ndërkombëtare e Humorit dhe Shakasë festohet veçanërisht në qytetin Gabrovo(Bullgaria Qendrore), ku do të festohet me një program të pasur festiv në Muzeun e Humorit dhe Satirës. Institucioni sot feston 53 vjet nga themelimi i tij dhe..
Të martën do të mbizotërojë mot i vranët, me mjegull vende-vende në zonat fushore. Me ndërprerje të përkohshme do të vazhdojë të bjerë shi në shumë vende – reshjet do të jenë më intensive përgjatë Danubit dhe në Bullgarinë Verilindore...
Bullgaria dhe Jordania do të bashkëkryesojnë një takim të nivelit të lartë në Sofje në kuadër të "Procesit Akaba". Me ftesë të presidentit Rumen Radev..
Sezoni turistik veror në vendpushimet tona bregdetare do të hapet zyrtarisht më 31 maj në Pomorie , njoftoi Ministri i Turizmit Mirosllav..
Sot, 31 mars, është dita e fundit në të cilën funksionojnë kapacitetet e termocentralit të dytë më të madh me qymyr në Bullgari, “ContourGlobal Marica..